Dënohet me 8 muaj Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve, Ndres Prenga i akuzuar për falsifikim dokumentesh. Gjykata e Durrësit vendosi dje të dënojë me 8 muaj burgim Ndres Prenga ndërsa për dy bashkëpunëtorët Tom Mara dhe Petrit Ndoji ka dhënë masën 6 dhe 5 muaj burg. Tre të pandehurit u akuzuan se pajisnin me dokumente false për gjakmarrje, qytetarë shqiptarë me qëllim që të përfitonin azil politik jashtë Shqipërisë. Dokumentet false jepeshin në këmbim të një shume të caktuar parash.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.
Te pakten beni 8 vjet!!!!!!!