Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Korrupsioni me asistencat e papunësisë, dy zyrtarë në pranga
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Korrupsioni me asistencat e papunësisë, dy zyrtarë në pranga
AktualitetLajmi i fundit

Korrupsioni me asistencat e papunësisë, dy zyrtarë në pranga

anazapta
Published February 20, 2013
Share
SHARE

Dy vetë janë vënë në pranga ndërsa gjashtë të tjerë janë në hetim për shkak se kanë abuzuar për gjashtë vjet me fondet për të papunët që i përkisnin bashkisë së Këlcyrës. Policia njoftoi zyrtarisht arrestimin e shefitë të Zyrës së Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë, arrestimin e shefit të Zyrës

së Punës në Përmet, hetimin në gjendje të lirë të specialists së Zyrës së Përkrahjes Sociale të Bashkisë Këlcyrë, si dhe hetimin në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme  asistencë sociale për 5 vjet rresht. Mësohet se shuma e përfituar nga këta shtetas është mbi 2 milionë lekë.

Ndërkohë, sipas policisë, vijojnë hetimet pasi ka edhe një numër të kosiderushem shtetasish të tjerë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asistencë sociale nga fondet që i akordoheshin Bashkisë Këlcyrë.

Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë një informacion se një numër i konsiderueshëm shtetasish banorë të rrethit Këlcyrë kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asistencë sociale nga Bashkia Këlcyrë.

Nga verifikimet paraprake të bëra në zyrën e Përkrahjes Sociale të Bashkisë Këlcyrë ka rezultuar se 5 shtetas prej 5 vitesh përfitonin asistencë sociale në mënyrë të paligjshme pasi:

Tre prej tyre prej 5 vitesh ishin të punësuar në firmën ‘Flutone”, Gurrore në Këlcyrë dhe firma u kishte paguar sigurimet shoqërore çdo muaj. Ndërsa dy shtetas të tjerë prej vitesh figurojnë emigranë në greqi dhe nuk dihet se kush i përfitonte këto lekë në emër të tyre.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi Erald Ristani me detyrë shefi i Zyrës së Punës në Përmet ka lëshuar vërtetime për të 5 këta shtetas që janë të papunë për këtë periudhë kohe prej 5 vitesh.

Ndërkohë Zyra e Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë në bazë të ligjit duhet të bënte verifikimet çdo muaj me sigurimet shoqërore, të cilën nuk e ka kryer.

anazapta February 20, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?