Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se skenari më i mirë është që negociatat e Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Brukselit të dështojnë, në mënyrë që Serbia të mos marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, që më pas të shpallen zgjedhjet dhe të ndryshojë kursi i politikës shtetërore, njofton FoNet. Sipas Koshtunicës, shansi i vetëm që Serbia të mbijetojë është ngrirja e çështjes së Kosovës, sepse çdo zgjidhje, që tani synon të imponojë Bashkimi Evropian dhe Amerika, shpie drejt krijimit ë Kosovës së pavarur. Heqja e institucioneve të tanishme shtetërore serbe dhe krijimi i institucioneve të reja brenda Kushtetutës së Kosovës, paraqet në kuptimin e vërtetë vrasje të shtetësisë serbe në Kosovë. “Ne duhet që brezave të ardhshëm t’ua lëmë gjasat që në rrethana më të volitshme t’ia dalin ta kthejnë Kosovën në rendin kushtetues-juridik të Serbisë”, ka thënë Koshtunica. / Kosova.com
Koqe, akoma shihni endrra me Kosoven
Po ky eshte nje pleh dhe megalloman klasi qe rron ende me endera ne diell.