Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, godet sërish. Ai i është kthyer prapë debatit mbi personat që urinojnë përgjatë Lënës apo në ambiente të tjera publike. Madje ai është shprehur se ndihet i pafat, pasi sa herë që kalon në këto vende i dalin përpara persona që urinojnë. Ndaj ai ka premtuar se do ti japë një zgjidhje për ti zhdukur këto pamje për qytetarët e Tiranës, pasi ky sipas tij është një shqetësim për këdo në Tiranë.
Diskutimi gjatë takimit të sotëm
Banorja: Unë desha të shtoja te projektet e tuaja të bëhen edhe banjo publike se nuk kalon dot, te rruga e Elbasanit një, te Pazari i Ri dy, te Muzeu Kombëtar, që i kanë dhënë dhe televizionet. Besoj se kjo do ishte një gjë…
Halim Kosova: Të them diçka unë… unë e kam quajtur veten që kam shans dreqi, se sa herë kaloj po nuk i pash 5, 6, 7 vet, kur kaloj Lanën me makinë. Këtë e kemi të gjithë dhe gjithmonë them që kaq fat ters të kem unë. Po atë e kemi të gjithë qyteti. Do ti zhduk nga pamja e qytetit. Si? Duke i afruar mundësi që normalisht duhet ti ketë çdo njeri. Kështu që do ta shënoj, do ta shoh dhe te plani tjetër. Nuk e di pse nuk është këtu, por që ky është problem te ajo zonë, por te çdo lagje qenka problem. Shumë të falenderoj. Edhe kjo e banjove është shumë e rëndësishme …
O Halem: ajo mender Partia tënde me atë Sali Malokun tënd i prishën banjot nëpër Tiranë se ngritën pallate e pika karburanti . Pika që s’të bie ty o Halim se je bërë Kllouni i Tiranës ka ca kohë.
Ky po ja kalon ushtarit te mire Shvejk…..!!
..anash lanes duhet te ndertohen banjot publike..prane urave per nje pagese simbolike..mendoj,pavaresisht kush do te jete kryetari.
Z. Kosova me pune dhe dinjitet ka per ta cuar drejt zhvillimit Tiranen ashtu si kryeqytet e tjera europiane!
si do ta coje? Duke folur per urinoret??????????????
Cna ka gjetur me ju dhiemokratet!!!!!!!!!!!
Jeni bere debila te nivelitt e larte!
Fitorja eshte e juaja Halim Kosova! E keni treguar me se mire qe ju jeni njeri i punes dhe jo i fjales!
Ska gje Doktor se nuk duhet fati per ashtu gjerash . Ti do te kesh fat se do te fitosh zgjedhjet e 21 Qershorit dhe do jesh kryebashkiaku i ardhshem i bashkise tiranes . Jemi te bindur z. Kosova se me ju ne krye te bashkise dhe me punen tuaj Tirana do te ndryshoje .