Nga Rezart Palluqi
Jam i mendimit se Kosova duhet që të ruajë taksën e vënë mbi produktet serbe për aq sa kohë Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Çdo sanksion i saj shtesë kalon çdo cak diplomatik. Aq më tepër kur ato janë pjesë e larjeve të hesapeve të superfuqive. Kosova nuk duhet të bëhet mollë sherri midis Amerikës dhe Evropës.
Siç e kam thënë edhe më herët, taksa që qeveria shqiptare e Kosovës i vuri mallrave serbe përbën gurin themeltar të diplomacisë shqiptare. Ka qenë një vendim aq historik saqë na riktheu dinjitetin e merituar si shtet në fushën e diplomacisë. Edhe pse i vonuar Haradinaj, por jo vetëm ai por i gjithë spektri politik në Kosovë e përkrahu atë. Një bravo e madhe është pak për këtë vendim. Sepse durimi ynë ndaj barbarisë serbe ia kaloi edhe durimit të Krishtit. Ky durim i përmbysi aq keq raportet viktimë-agresor ndaj Serbisë saqë kohet e fundit dikush që nuk e njeh historinë e këtyre dy vendeve do të besonte se viktima këtu është Serbia dhe jo Kosova. Për fat të mirë ky raport po ndërron fytyrë. Dalëngadalë po rishfaqet fytyra përbindëshore e Serbisë që shpirtin e Millosheviçit e ruan të freskët në një shishe djallëzore.
Mirëpo përtej kësaj duhet parë edhe se cilat janë mekanizmat diplomatikë që po e përkrahin guximin e logjikshëm të Kosovës për të ndërmarrë një aksion të tillë. E kjo nuk do shumë mend. Amerika ka qenë ajo që ka thënë mbrapa perdeve: Serbisë po nuk i tregove kamxhikun ajo t’i heq thonjtë pa serum, të vjedh zemrën në mënyrën më kafshërore. E këtë ta bën në mes të ditës dhe sapo perëndon dielli ajo bën viktimën. Kështu ajo ka urdhëruar Kosovën që t’i japë fund durimit të saj vetëvrasës ndaj Serbisë agresive dhe t’i kundërpërgjigjet.
Mirëpo mbrapa këtij realiteti të pamohueshëm fshihet Lufta e Ftohtë që ka shpërthyer midis Amerikës dhe Evropës. Amerika e Trumpit e akuzon me të drejtë Evropën e trashur prej mirëqenies së dhjamit të derrit dhe kalorive të të drejtave njerëzore, ngaqë kjo e fundit kur vjen puna e rreziqeve të luftës nga jashtë saj, e ndrydh fort dorën. Evropës i pëlqen që të paguajë sa më pak për sistemin e saj mbrojtës, armatimin luftarak. Ndërsa Amerika shpenzon rregullisht këtu e 50 vjet një pjesë të konsiderueshëm të buxhetit të saj vjetor për armatime, luftëra nëpër 4 cepat e kontinentit.
Pa dashur të bëj specialistin në diplomaci, kam përshtypjen se Trumpi po e shtyn Kosovën që në mënyrë indirekte të hakmerret ndaj Evropës ngaqë ajo NATO-n e sheh si një dyqan, kryesisht amerikan. E kam fjalën për taksën shtesë që Kosova i vuri mallrave serbe që prodhohen në Serbi prej kompanive perëndimore. Kjo taksë shtesë më duket jo vetëm e panevojshme por edhe me ndikim të drejtpërdrejtë amerikan. Trumpi e ka halë në sy Evropën, kryesisht prej qëndrimit të saj apatik ndaj çështjeve gjeopolitike dhe mungesën e gatishmërisë së saj për të marrë pjesë rregullisht në luftërat planetare.
Jam i mendimit se Kosova duhet që të ruajë taksën e vënë mbi produktet serbe për aq sa kohë Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Çdo sanksion i saj shtesë kalon çdo cak diplomatik. Aq më tepër kur ato janë pjesë e larjeve të hesapeve të superfuqive. Kosova nuk duhet të bëhet mollë sherri midis Amerikës dhe Evropës. Sado negative dhe e padrejtë që mund të ketë qenë dhe është ende Evropa ndaj Kosovës, e ardhmja ekonomike e saj prehet në Evropë. Ndaj dhe duhen ruajtur ekuilibrat ose shprehur në gjuhë lakuriqe diplomatike: Kosova duhet të sillet si ai qengji me dy nëna. Të pijë edhe qumështin amerikan edhe atë evropian.
Në mbyllje, Kosova nuk duhet KURRSESI që të shfuqizojë taksën ndaj produkteve serbe në shkëmbim të përfitimit të liberalizmit të vizave. Kjo do t’ishte gafa më e madhe që mund të bënte Kosova. Liberalizmi i vizave duhet të bazohet vetëm në përmbushjen e kushteve, kryesisht me natyre teknike. Kosova i ka përmbushur kushtet kështu që topi ndodhet në portën evropiane.
v.l/ Dita
Ja fut kot plako, Trami eshte negociatori I Servise nepermjet Putinit. Harrove se ka pergatitur nje pakete mareveshjeje midis Thacit dhe Vucic, dhe asnje nuk flet cfare permban.
Pyetje kisha: Si ka mundesi qe taksa serbe ndalon futjen e mallrave serbe, por eksportet shqitpare ne Kosove jane dhe me ulet se para takses?
Kulisat patriotike fshehin shume gjurme spiunesh.
Taksa eshte e drejte, por teper e trashe per kohen kur u aplikua. Shume vone dhe shume bujshem. Ashtu si ushtria. Kosoves nuk I duhet te luaje me zjarrin sa kohe ne krye eshte Tram.
Shikoni Sirine, I largoi trupat amerikane dhe ia la Sirine rusise..mblidhni mendjen me idiotesite dhe bujat patriotike. Diplomacia kosovare si diplomacia shqiptare jane nen zero. Lojen e ben diplomacia e heshtur, jo e bujshme dhe declarative e trashe si keto qe po shet keto dite Kosova. A kane force kosovaret te mos blejne mallra serbe nese taksa hiqet nje dite?
Kjo pyetje me intrigon
Eksportet shqiptare nga Shqipëria për në Kosovë, sipas raportimeve të medias, qysh nga vënija e taksës shtesë për mallrat serbe, është rritur 36%.