Firmat e ndërtimit që fitonin tenderë rikonstruksioni nga institucionet, ndihmonin duke e deklaruar si nënkontraktor firmën “Dielli” të Ismet Sylës, ndërsa ky përfitonte me faturat fiktive rimbursimet e TVSH-ve në Tatimet e Kukësit me vlerën 2,5 milionë euro. Kjo skemë ka siguriar përfitime për kosovarin e arrestuar dhe 24 të tjerët që do gjykohen në gjendje të lirë dhe e kanë ndihmuar në mashtrimin financiar.
Hetimi dhe akuzat
Pas hetimit të kryer nga Prokuroria e Rrethit Kukës dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor, është arritur në përfundimin se administratorët e këtyre kompanive dhe administratori i “DIELLI…”, Ismet Syla, i cili është arrestuar pak kohë më parë, janë përfshirë të gjithë në një skemë mashtrimi rimbursimi të TVSH.
Fakti që këto subjekte nuk e kanë pasur si nënkontraktor kompaninë e Sylës, është pranuar edhe nga vetë administratorët e tyre, të cilët për më tepër, nuk ua kanë bërë të ditur autoriteteve që do të rikonstruktonin ndërtesat e tyre, faktin që do të punonin nëpërmjet nënkontraktorit. Kjo, për prokurorinë, ka ndodhur pasi në të vërtetë nuk kanë pasur nënkontraktor, por e kanë përfshirë në mënyrë të rreme. Prokuroria e Kukësit dërgoi për gjykim administratorët e këtyre kompanive, të hetuar në gjendje të lirë, të akuzuar për veprat penale të “mashtrimit”, “falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” e kryer në bashkëpunim dhe veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.
Faturat fiktive
Tatimet kishin kallëzuar në janar 2013 kosovarin Ismet Syla. I dyshuari është regjistruar në QKR më 2 qershor 2011 me subjektin “DIELLI-I.I.B”, me seli në Kukës. Kapitali fillestar i kësaj shoqërie është 100 mijë lekë dhe vetëm me një ortak. Syla rezulton se ka tërhequr në Degën e Tatimeve Kukës, 11 blloqe me fatura tatimore, me procesverbal përkatës dhe ka përdorur 340 fatura tatimore shitje, por që ishin fiktive dhe të padeklaruara dhe nuk ka dorëzuar as librin e blerjeve. Ka deklaruar vetëm 2 muaj sigurime shoqërore dhe të ardhurat 39060 lekë, si dhe 14000 lekë, tatimet e të cilave s’i ka paguar. Në këtë mënyrë ka kryer aktivitet fiktiv me kompani të tjera duke rritur shpenzimet për efekt tatim-fitimi. Kompania në fjalë nuk ka prodhim dhe ka pasqyruar rrethana të rreme. Nuk ka deklaruar as sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Tatimet e kanë denoncuar vetë rastin në fjalë. Nëpërmjet bankave të nivelit të dytë janë hetuar transaksionet e kryera nga Syla dhe rezultoi se ka kryer veprime në 2 banka, ku u bllokuan dokumentet si provë, veprime dhe tërheqje brenda ditës e lekëve. Janë pyetur edhe përfaqësuesit e firmave që kanë kryer veprime me Sylën dhe transportuesit. Gjithsej 24 persona të dyshuar që po hetohen në gjendje të lirë. Targat e shënuara në fatura rezultojnë të veturave dhe jo kamionëve.
Kur e pashe shkarazi titullin, mendova se edhe nje fatlum shqiptar, paska fituar llotarine, ne ndonje shtet perendimor.
Por mbasi e lexova artikullin, pashe se cfare vjedhjesh paska lejuar qeveria e shpellareve, ne kurriz te shqiptareve.
Zbrazni burgjet nga fajtoret e vegjel, qe jane denuar per celulare dhe krime te vogla dhe futini keta hajdute potenciale brenda.
Sekuestro dhe vetem sekuestro. Mazhoranca te mos rrij duar kryq.