Takimi i sotëm në mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të fillojë pas pak orësh. Ndërkohë, Prishtina është e vendosur që asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, kurse minimumi i propozimeve të palës serbe është që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. Mësohet se rreth orës 10: 30, Ashton do të ketë takim ndarazi, kryeministrin Thaçi, pastaj kryeministrin Daçiq.