Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kosovë-Shqipëri, themelohet Dhoma Kombëtare Tregtare
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Kosovë-Shqipëri, themelohet Dhoma Kombëtare Tregtare
Ekonomi

Kosovë-Shqipëri, themelohet Dhoma Kombëtare Tregtare

anazapta
Published April 16, 2014
Share
SHARE

Është themeluar Dhoma Kombëtare Tregtare nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Biznes Albania, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Kosovës Hashim Thaqi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve nga Kosova Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova Lindore. Kryeministri shqiptar i dha mbështetje të madhe krijimit të kësaj dhome, duke ofruar mbështetje të madhe edhe në të ardhmen.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, Luan Bregasi, president i Biznes Albania dhe themeluesit tjerë.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky akt mirëkuptimi për themelimin e Dhomës Kombëtare e Tregtare Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës do të fuqizoi edhe më shumë bizneset shqiptare në të gjitha trevat.

“Kjo bëhet duke u nisur nga fakti se ekonomia kombëtare, është potencial i madh i pa shfrytëzuar nga sipërmarrësit shqiptar”, tha Shahini.

Ai tregoi se kjo është mbështetur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Luan Bregasi, president i Biznes Albania, tha se me ketë akt themelimi qëllimi i secilës është rritja e bashkëpunimit të bizneseve shqiptare si fuqi e re konsumuese dhe prodhuese, të bashkojnë qëllimet e përbashkëta dhe kapitalin si një treg i fuqishëm i se ardhmes ballkanike, njofton kumtesa nga AKB./ Indeksonline

anazapta April 16, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?