Në një intervistë radiofonike, që ka shkaktuar komente dhe reagime të shumta, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias iu referohet edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.
Ai kritikon në fillim opozitën, “Demokracinë e Re” dhe tonet që përdor në lidhje me Ankaranë e Tiranën, duke theksuar se politika e Jashtme greke nuk duhet të ketë të njëjtat tone, ose të konkurrojë performancat e diplomacisë turke dhe shqiptare.
Kotzias i ka quajtur të papranueshme deklaratat e kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, se me veprimet e saj, Shqipëria nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së.
“Këto çështje kryhen vetëm me veprime diplomatike serioze dhe do t’i kujtoja “Demokracisë së Re” se e bëri Shqipërinë pjesë të NATO-s pa asnjë kusht”, ka deklaruar Kotzias.
Gjithashtu, ish-kreu i diplomacisë greke ka komentuar edhe ndryshimet e kabinetit qeveritar në Shqipëri, veçanërisht ndryshimin e ministrit të Jashtëm.
“Në këtë historinë e toneve të larta, më racionali, më luftëtari për pikëpamjet e tij, i ri në moshë, por një njeri shumë i pjekur, ministri i Jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar, zoti Bushati u largua nga detyra. E u largua, për mendimin tim, jo sepse kishte shumë vite ministër, siç thuhet në Shqipëri. Por, sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve”, ka thënë ai.
“Dhe e dyta – ka sqaruar Kotzias, – sepse kishim bërë këtë përpjekje për një paketë marrëveshjesh, e cila kishte përfunduar, por kishte dy probleme. Njëri nga pala shqiptare, pasi nuk ekzistonte Gjykata Kushtetuese që të certifikonte ndryshimet në një sërë çështjesh, sepse kishte vetëm dy nga 11 gjykatësit në këtë moment; dhe i dyti, sepse sa i përket Shqipërisë, ka edhe në shtetin grek një segment fundamentalist për të cilin nuk kam vendosur ende që të flas, por e kam informuar me detaje kryeministrin para se të largohem”, ka thënë ai.
Pikërisht ky segment që nuk njeh zyrtarisht me truke të ndryshme ligjore kufijtë dhe nuk është i gatshëm të njohë me mjete ligjore se ka mbaruar lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë, një luftë që ka ndodhur para shumë dekadash. Greqia – ka përfudnuar Kotzias, – duhet të bëhet më serioze dhe të zgjidhë problemet, ose metodikisht ose menjëherë, siç zgjidhi nyjen gordiane me shpatë, Aleksandrin e Madh.
l.h/ dita
Shikoni Bushatin, komplet I leshuar ne tavoline. I hapur bythsh, I zgerlaqur, pa asnje lloj pozicioni trupor zyrtar. Shikoni Kotsian, I ka permbledhur shpatullat dhe qendrimin e ka teresisht brenda formalitetit qe I perket postit. Bushati duket qe eshte gati te ngrihet e tja marri valles. Me kete lloj perfaqesie rezilash qe kemi, qe sillen ende si sherbetore dhe lypsare eshte zor te krijojme nje shtet me kufij te percaktuar. Detin, varrezat dhe lumenjte, si Radika e Vjosa do jua japim grekerve, serbeve e maqedoneve sa here tju lypet nevoja. Flaken I veme Shqiperise per Ballkanin, Dhe Lahuten e shesim,,me nder e krenari,,
NUK KA PATUR LUFTE MIDIS SHQIPERISE DHE GREQISE O KOTZIAS HIQESH SI I MODERUAR ,SIKUR JE REALIST POR EDHE TI VUAN NGA SEMUNDJA E PERGJITHESHME E GREKEVE DHE SERBEVE…TRAJTIMI I HISTORISE SIPAS INTERESIT TE MOMENTIT ,DUKE E DEFORMUAR ATE .SEPSE SIPAS LOGJIKES TENDE ,TE GJITHA QEVERITE KUISLINGE NE EUROPE DUHEN TRAJTUAR SI QEVERI TE RREGULLTA.POR CUDIA ME E MADHE QENDRON NE FAKTIN SE ME GJERMANINE DHE ITALINE QE U SULMUAN ,QE U SHKATERRUAN ,U VRANE ,NUK JENI NE …GJENDJE LUFTE…POR PERKUNDRAZI GEZONI MILIARDAT QE ATO U JAPIN NEPERMJET BE.SA PER KUFIJTE QE NUK I NJIHNI DESHMONI AKOMA SA PRIMITIVE JENI NE SHEKULLIN E XXI..
Pushtuesit nuk jane asnjehere primitive o Olimpia. Primitive jane shqiptaret qe genjehen me pasqyren e EU dhe japin trojet dhe shesin lirine. Si puna e indinaneve qe shkembenin floririn me pasqyrat.
Kotezia ben diverion.! Kure Greku flet mire kujdes ruju se punet jan te trazuera.!
Edhe njehere Kotsia cjerr masken e politikes shqiptare. Bile per shume kohe ky patriot shqiptar do thoja, ka paralajmeruar publikun shqiptar per planet tradhetare dhe mareveshjet e Ramutit, por PiSat qelbesira nuk kane degjuar nga ai vesh, dhe tani perfundojme me det te shitur dhe varrezat greke deri ne Vlore.
Edhe ne kete rast Kotsias demaskon Ramutin dhe banden e tij qeveritare qe eshte diskutuar dhe shitja e Kosoves te Serbia.
Ramuti eshte negociatiori I Serbise ne kete rast. Tradhetia del hapur, shqiptaret bejne sikur nuk e besojne
Iku koha kur populli qahej se s`kishte gje ne dore dhe mbante syte nga qeveria:Aman mos na shit tek greku!
Per ceshtjen e kufijve detare dhe varrezave greke shqiptaret e mbysin Ramen me peshtyma,qe ti duken studentet pellumba.
Me ato gotat qe duken ne tavoline nga fotografia Kocias ia ka futur Bushatit, ngaqe Kocias ka pire me goten e vogel dhe Bushati me te madhen, prandaj Bushati qesh vesh me vesh, dhe iu kane skuqur syte dhe veshet nga vera e pire.
Kjo eshte dhe arsyeja qe Kocias e quan shume te mire pasi ky eshte lopa me qumesht per greket.
Me ato gotat qe duken ne tavoline nga fotografia Kocias ia ka futur Bushatit, ngaqe Kocias ka pire me goten e vogel dhe Bushati me te madhen, prandaj Bushati qesh vesh me vesh, dhe iu kane skuqur syte dhe veshet nga vera e pire.
Kjo eshte dhe arsyeja qe Kocias e quan shume te mire Bushatin pasi ky ishte lopa me qumesht per greket.
Rama eshte buallica prandaj Kocias e shan pasi do qe te pije edhe buallicen se e ka qumeshtin me te ushqyeshem.
Jepi greko-maskara jepi se me gjytrymat qe kane pushtetin ne Shqiperi qefe keni bere qe pas luftes se dyte boterore.
Nuk e dija qe edhe gazetadita qenka lepirese e grekeve dhe e pushtetareve te emeruar prej tyre ne Shqiperi.
Jeni bere dhe nu si gazeta tema e Meros qe bllokon komentet qe jane kritike ndaj pushtetareve per te lepire ndonje kocke te hedhur.
Ku eshte shtypi i lire????