Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kowal, nëse reagimi i BE-së është i dobët Putin do të bëjë një tjetër hap
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Kowal, nëse reagimi i BE-së është i dobët Putin do të bëjë një tjetër hap
Bote

Kowal, nëse reagimi i BE-së është i dobët Putin do të bëjë një tjetër hap

redaktor
Published April 11, 2014
Share
SHARE

Ukraina është në qendër të vëmendjes prej muajsh. Ajo çka filloi me protestat në masë u përshkallëzua në përplasje të dhunshme dhe në fund nga aneksimi i gadishullit të Krimesë nga Rusia. “BE duhet të kishte reaguar shumë më herët”, -thotë Pawel Kowal, kreu i delegacionit parlamentar BE-Ukrainë. Eurodeputeti polak i grupit konservator dhe reformist ECR, diskutoi situatën nëpërmjet një komunikimi online me personat e interesuar mbi situatën në Facebook.

Shumë prej tyre shfaqën shqetësimet e tyre mbi rolin rus në krizë dhe aneksimin prej saj të Krimesë. Kowal tha se masat tashmë të marra kundër Rusisë nuk ishin të mjaftueshme: “ Ne duhet të ndalojmë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe tregtinë e armëve gjithashtu”. Ai tha se, Putin po ndjek nga afër përgjigjen e BE-së për Krimenë: “Nëse reagimi është i dobët, Rusia do të bëjë një tjetër hap”.

Një sërë pyetjesh të tjera lidheshin me faktin se, si situata në Ukrainë do të prekë furnizimin energjetik në Europë, pasi shumë vende varen nga gazi rus. Kowal tha se, nuk shqetësohej në lidhje me një krizë të re energjetike:” Shtetet anëtare kanë mjaftueshëm gaz të depozituar dhe do të munden të importojnë gaz nga SHBA”. Gjithsesi, shtoi ai: “BE duhet të bëhet e pavarur nga gazi rus”.

Marrëveshja e Asocimit ndërmjet BE dhe Ukrainës u diskutua gjithashtu. Marrëveshja që ka mbështetjen e Parlamentit, duhet të nënshkruhej në nëntorin e kaluar, por qeveria ukrainase e tërhoqi atë në momentin e fundit, duke shkaktuar protesta të mëdha. Kowal tha se, Marrëveshja tashmë është gati për t’u nënshkruar dhe kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve presidenciale të majit në Ukrainë.

redaktor April 11, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?