Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: KPK: Gjyqtari Alltun Çela, probleme me pasurinë e kontakte me krimin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > KPK: Gjyqtari Alltun Çela, probleme me pasurinë e kontakte me krimin
KronikeLajmi i fundit

KPK: Gjyqtari Alltun Çela, probleme me pasurinë e kontakte me krimin

Ornela
Published January 4, 2019
Share
SHARE

Alltun Çela, kryetari i gjykatës së Sarandës doli këtë te premte para komisionit të pavarur të kualifikimit, për t’iu nënshtruar procesit të vettingut.

Hetimi për Çelën u krye për të trija kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sipas inspektoratit të pasurisë, kryetari i gjykatës Sarandë kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, duke mos e fshehur atë.

Por hetimi i thelluari KPK-së konstatoi probleme të shumta të pasurisë dhe të deklarimeve të bëra nga Alltun Çela.

Sipas komisionit, probleme u gjetwn për mënyrën se si gjyqtari kishte përfituar 17 mijë e 540 metra katrorë tokë arë dhe ullishte. KPK tha se kjo sipërfaqe duhet të ishte në emër ta babit të tij si kryefamiljar.

Pasaktësi u zbuluan edhe për një banesë në një fshat të Delvinës, për të cilën Çela kishte deklaruar se e kishte dhuratë nga i ati.

Kontradiktor në deklarime, gjyqtari ka qenë edhe për një banesë në Sarandë ku kishte bërë edhe një shtesë, si edhe për disa pasuri të tjera po në qytetin e Sarandës.

Nga drejtoria e sigurimit te informacionit të klasifikuar, Çela u konsiderua si i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, për lidhjet e tij me persona të inkriminuar.

Ndërsa për aftësitë profesionale, ai u vlerësua nën mesatare.

Për gjyqtarin ishin bërë 11 denoncime nga persona të ndryshëm, ndërsa vetë Çela hodhi poshtë gjetjet e komisionit duke kërkuar konfirmimin në detyrë. Vendimi nëse kalon vettingun ose jo, do të jepet më 8 Janar.

o.j/dita

Ornela January 4, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
11 Comments
  • C'a bohet kshtu says:
    January 5, 2019 at 6:13 am

    Ky hajdut nuk justifikon pasurite e vena ne rruge mafioze dhe eshte per burg, ketu thuhet qe vendimi do te jepet me 8 janar, per t’u konfirmuar ose jo ne detyre.
    O tempora……

    Reply
    • Emi says:
      January 7, 2019 at 12:55 am

      Mafiozet o zoteri, (qe ti nuk e meriton kete titull) nuk mbjellin ullinj ne tokat e babait duke punuar cdo fundjave , por jane ata qe kane ato makina lluksoze dhe shpenzojne miliona.
      Alltun cela eshte nder njerzit me modest dhe me i respektuar qe ka sistemi i drejtesise.
      Dhe keta njerez meriton Shqiperia te kete ne detyre..

      Reply
  • Jani says:
    January 5, 2019 at 9:07 am

    Burgun e ka pak
    Eshte dhe kurvar ky kokepalar
    Militant i Pd
    Dale nga “Plepat”

    Reply
    • Leo says:
      January 5, 2019 at 1:33 pm

      Me kete qeveri ne pushtet njerezit e drejte e te ndershem si puna e Celes ndershkohen.
      Persa i perket te dytes,jam kurioz nese ai te ka hyre ne pjese te ndonje nga femrat e familjes tende .

      Reply
  • h says:
    January 5, 2019 at 10:53 am

    Nuk ka mundësi që një patriot i çartur si ky me flamurin
    kombëtar në kurriz të bëjë gjëra të tilla.
    Të këqijtë janë grekët,serbët,italianët dhe të tjerët
    që na kanë inat dhe shpifin.
    Rroftë flamuri dhe atdheu.

    Reply
  • Leo says:
    January 5, 2019 at 1:41 pm

    Jam kurioz te di ,ju qe shkruani e njihni kete njeri?Nuk mund te jepni opininione bazuar ne komentet e medias aq me teper te perbaltni figuren e tij morale me fjalor rruge.
    Alltun Cela eshte nga te paketit njerez te ndershem ne sistemin e drejtesise.

    Reply
  • Miri says:
    January 5, 2019 at 1:48 pm

    Nder te vetemit gjyqtar qe e gezon me te vertet kete titull… i drejte , dhe i pa inkriminuar me krimin…

    Reply
  • Artan Kola says:
    January 5, 2019 at 8:42 pm

    Lexoj gazetat dhe me vjen te qesh. Me vjen te qesh se me emra anonim si vemje shani nje njeri qe mjafton te kishit miresin te lexonit dhe do kuptonit qe eshte gjyqtari qe coi ne Gjykaten Kushtetuese ligjin “Per gjendjen civile” sipas te cilit ndrroheshin kombesit ne jug te vendit. Ishte ky gjyqtar o ju patriotat e medhenj qe mbrojti aq forte kete ceshtje duke i dhene fund hemoragjise qe po ndodhte me ndryshimet e kombesis. E admiroj kete njeri se e njoh dhe e di qe ben jete modeste.

    Reply
  • Visi Qurku says:
    January 5, 2019 at 8:47 pm

    O Shen Viregjeria po te ishit ju aq vite sa ka qene ai ne Drejtim do kishit shtepi dhe per shoqet e femijeve. Akuzoni nje njeri pse ka marre toke nga ligji 7501. Te cmendur. Po ja ka dhene ligji para se te behej gjyqtar. Jeni ne metro?!

    Reply
  • Elona Kapllani says:
    January 5, 2019 at 8:52 pm

    Kam pasur gjyq me Z. Çela. Gezoj respekt te madh. Isha nene e vetme ne Sarande dhe ai njeri me beri drejtesi kur cdo institucion me mbyllte deren ne fytyre. Une lutem per ty bashke me femijet e mij. Ti u dhe atyre mundesin te rriten prane nenes. Te jam mirenjohese perjete!

    Reply
  • Emi says:
    January 7, 2019 at 12:56 am

    Mafiozet o zoteri, (qe ti nuk e meriton kete titull) nuk mbjellin ullinj ne tokat e babait duke punuar cdo fundjave , por jane ata qe kane ato makina lluksoze dhe shpenzojne miliona.
    Alltun cela eshte nder njerzit me modest dhe me i respektuar qe ka sistemi i drejtesise.
    Dhe keta njerez meriton Shqiperia te kete ne detyre..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?