Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e KQZ në KAS që e fali kryebashkiakun e Mallkastrës, Qerim Ismailaj,
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e 2 korrikut u shpreh se vepra penale për të cilën kryebashkiaku socialist i Mallakastrës ishte dënuar në Greqi konvertohet me gjobë në Shqipërisë, e për këtë ai nuk mund të jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Ndërsa kjo për PD përbën një nga kushtet për ndëshkuar zyrtarin lokal, pasin kishte fshehur dënimin në Greqi për rrahje, edhe pse vetë Ismailaj pretendonte se nuk kishte dijeni se kishte marrë një dënim të tillë.
Sakaq, Koli Bele është caktuar si relator i KAS në këtë çështje.
j.l./ dita