Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisi me debate lidhur me shortin për renditjen e subjekteve zgjedhore ne fletën e votimit.
Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj u shpreh se akti nuk mund të miratohet me katër vota. Fjala e tij u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, i cili argumentoi se shorti është një akt i thjeshtë dhe jo normativ, dhe miratohet me katër vota. Nëse kjo procedurë do të ishte akt normativ, atëherë në bazë të Kodit do të kërkonte patjetër 5 vota për të marrë miratimin.
1-Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres renditet e para në fletën e votimit
2-Partia Popullore Kristian-demokrate renditet e 2
3-Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane renditet e 3
4-Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim renditet e 4
5– Partia Aleanca Kuqezi renditet e pesta në fletën e votimit
6-Partia Fryma e Re Demokratike renditet e 6 në fletën e votim
****
Shorti ne KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do hedhë sot pasdite shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit .
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, njoftoi të gjitha subjektet zgjedhore që kanë depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, të sigurojnë prezencën e përfaqësuesit të tyre ligjor në shortin që do të zhvillohet në mbledhjen e KQZ-së.
“Nisur nga rëndësia e procedurës që do të zhvillohet në mbledhje nëpërmjet së cilës përcaktohet renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, KQZ-ja fton të gjithë palët e interesuara që kanë interes të ligjshëm në këtë procedurë administrative” deklaroi zëdhënësja e KQZ-së në një konferencë për mediat. (ON)