Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e deputetes Klodiana Pashkajt. Deputetja Pashkaj vjen nga LSI dhe merr mandatin e lënë nga ministri Lefter Koka.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte zgjedhur si deputet në Qarkun e Durrësit, por me tu emëruar ministër ai hoqi dorë nga mandati i deputetit. Vendi i lënë vakant prej tij i takonte deputetit të radhës Merita Kuçi, e cila hoqi dorë prej tij.
Pashkaj pritet të bëjë betimin në seancën e së enjtes.