Arben Ndoka dhe Merita Kuçi marrin mandatin e deputetit nga KQZ-ja. Në mbledhjen e fundit të KQZ është miratuar plotësimi i vendeve vakante në Kuvend, pas dorëheqjes së dy kandidatëve të mëparshëm të PS dhe LSI.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota pro dhënien e mandatit të deputetit për kandidatin e radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste për Qarkun Lezhë, Arben Ndoka. Gjithashtu KQZ vendosi dhënien e mandatit të deputetit për Merita Kuçi, kandidate në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun Durrës.
Arben Ndoka mori mandatin e deputetit, pas dorëheqjes nga të Mirela Nelit, ndërsa Merita Kuçi, u mandatua pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të Silvana Maksutit.
Pritet që në seancën e ardhshme parlamentare të bëhet betimi i dy deputetëve të rinj.
LEZHA ME NE FUND KA NJE PERFAQESUES QE ME GJITH ZEMER E VOTUAM DHE E PERKRAHEM!! URIME ARBEN NDOKA!