Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot asgjësimin e fletëve të votimit të 23 qershorit nëpërmjet riciklimit. Katër anëtarët e KQZ vlerësuan se riciklimi është mënyra më e mirë për të bërë asgjësimin, pasi rezultoi me kosto të ulët dhe pa ndikim negativ në mjedis.
Në projektvendimin e shpërndarë për anëtarët, KQZ ka parashikuar një kosto prej 3 milionë lekësh për të gjithë procesin, i cili do të zgjasë 60 ditë.
Me ndryshimet që i janë bërë ligjit në korrik të 2012-s, djegia nuk përcaktohet si formë e detyrueshme dhe administrata ka vlerësuar riciklimin si formë asgjësimi më e përshtatshme.
Do të hapni telashe me këtë shkrim? Shikoni tani kur të fillojë saliu “hapni kutitë” sipas stilit të tij të njohur të transferimit te fajeve te veta te kundershtari!? Shihni kur t’ju bjere borive “për zhdukjen e gjurmëve te krimit të 23 qershorit” nga komisionerët e mazhorancës bllokmene të etërve dhe bijve! Këtu do jemi po nuk ndodhi keshtu! Mjafton t’ja shtjere ndonjëri ne vesh se “bijte e etërve” kanë votue për djegien e fletëve të votimit!
Fletet e votimit, nuk duhet te digjen, te pakten per nje periudhe 5 vjecare, te pakten per kushtet e Shqiperise, kjo per arsye se kur ka dyshime ato flete te kontrollohen, kjo per ti bete te qarte edhe komisionereve, qe mund te mendojne se mund te manipulojne votat.