Kreditimi vijon të mos jetë efektiv në ekonomi. Biznesi qëndron larg bankave megjithë masat e marra nga Banka e Shqipërisë për t’i nxitur bankat e nivelit të dytë të kreditojnë ekonominë. Sipas një analize të bërë nga Banka Qendrore matjet në fund të vitit 2014 tregojnë se raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sistemit është 0,13 pikë përqindjeje më i ulët sesa po të ishte llogaritur pa efektin e masave.
Kjo tregon që bankat kanë rritur më shumë investimet jashtë, pavarësisht nga kërkesa më e lartë për kapital, dhe efekti i investimeve tek jorezidentët ka qenë më i madh sesa ai i kreditimit të ekonomisë. Megjithatë, efekti nuk ka qenë i njëjtë për të gjitha bankat e sistemit.
Pesë nga bankat e sistemit e kanë raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit më të lartë sesa po të ishte llogaritur pa efektin e masave, çka tregon se ato kanë kredituar më shumë ekonominë vendase sesa kanë investuar jashtë.
Janë gjithsej tetë banka të sistemit kanë rritur kreditimin në ekonomi gjatë viteve 20132014 brenda pritshmërisë vjetore të rritjes prej 410%, duke u ndikuar pozitivisht nga kjo masë. Megjithatë, janë më shumë banka, dhjetë prej tyre, që kanë rritur investimet tek jorezidentët, duke u ndikuar negativisht në llogaritjen e mjaftueshmërisë së kapitalit.
Për nxitjen e kreditimit në ekonominë vendase, në vitin 2013 Banka e Shqipërisë uli kërkesën për kapital, mbi shtesës vjetore të portofolit të kredisë në nivelet 4–10%.
Në krahun tjetër, për të shmangur rritjen e investimeve të fondeve të lira të bankave në tregjet e huaja, u vendos rritja e kërkesës për kapital, mbi shtesën e investimeve tek jorezidentët në krahasim me gjendjen në fund të muajit mars 2013.
Në rezultante, efekti i masave ka qenë negativ, sepse pavarësisht prej rritjes së kërkesës për kapital, një pjesë e madhe e bankave kanë vazhduar të rrisin investimet jashtë.
Gjithmon shikohet e rishikohet financa në financime
KREDITIMI NUK MUND TE SHIHET I PAVARUR NGA EKONOMIA E TREGUT.
AI PUPACI QE ESHTE NE KRYE TE BSH, PO TE KETE PARA TE TIJAT, LE TE DALE NE TREG E TE JAPE KREDI.
NDRYSHE MOS TE HAJE MUT.