Shefi i Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha u bë protagonist në një zënkë me dy punonjës të policisë rrugore, me inicialet V.B dhe E.J. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 majit, rreth orës 22:10 kur dy efektivët e policisë kanë konstatuar mjetin tip “Audi A5”, me targa AA 375 DB, me ngjyrë të bardhë, të parkuar gabim te “Brryli”. Në sistem këto targa korrespondonin me një mjet tjetër, “tip Fiat Punto”, gri, me pronar një shtetas nga Laçi.