“Prit, ti nuk mund të tallesh me KLD-në” ,
“Të konkurronte në Gjykatën e Vlorës, në të Korçës në qoftë se qenka kaq e interesuar për të punuar”.
“ Por ka 2 vjet, s’e dimë çfarë ushtron?! Ushtron profesionin e avokates? Ushtron profesionin e lirë apo .. ?”
Këto fjali më lartë nuk janë të ndonjë inkuizitori të revoltuar, por as të ndonjë ish-kryetari organizate bazë partie, janë “perlat” e Gjinit, jo atij të Portokallisë, por Gjin Gjonit, anëtar i KLD-së dhe në “grykën e pushkës”, Gjini, kishte ish-kryeprokuroren Ina Rama kur i tha.
Këto detaje nga mbledhja e KLD-së dolën kur Ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama paditi dje Këshillin e Lartë të Drejtësisë në Gjykatën Administrative. Sipas padisë, Ina Rama kërkon anulimin e vendimit të KLD-së për mos emërimin e saj si gjyqtaret pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. DITA e ka siguruar këtë padi, përtej argumenteve juridike voluminoze që ka bërë ish-kryeprokurorja, në dosje bien në sy disa transkipte nga mbledhja e KLD-së, ku u shqyrtua kërkesa e Ramës.

Gjin Gjoni është bërë pak kohë më parë anëtar i KLD-së të drejtuar nga Bujar Nishani dhe Elvis Cefa. Transkiptet zbulojnë se ai ka qenë shumë aktiv në “linçimin” dhe gjuhën ‘revolucionare’ të përdorur ndaj Ina Ramës në KLD. Nuk mbeteshin pas dhe të tjerët por ‘perlat’ e Gjin Gjonit të dala nga transkiptet, ndoshta mund të pasqyroheshin më denjësisht nëse shoqëroheshin vetëm me një shënim prej dy fjalësh: “NO COMMENT”. Nëse e lexon me vëmendje transkiptin, mënyra se si funksionon KLD-ja dhe mënyra se si shprehen në këtë mbledhje Bujar Nishani, Gjin Gjoni dhe Elvis Cefa tejkalon çdo sens mase dhe çdo dozë të qëndrimit institucional. Kur mbaron së lexuari transkiptin kujtohesh që e vetmja gjë që i kanë lënë pa thënë kryeprokurores në këtë mbledhje ka qenë shprehja: “Nuk ta falim që se ke xhan njësoj si ne Sali Berishën”. Transkiptin e shkëputur nga kërkesë-padia e Ina Ramës po e botojmë më poshtë të plotë:
Transkript nga mbledhja e KLD-së, pjesë e dosjes së Ina Ramës
77. Ndërkaq, ndër diskutimet e bëra nga anëtarët e KLD-së në mbledhjen e datës 24.02.2014, e cila prodhoi dhe vendimmarrjen që kundërshtohet gjyqësisht nga paditësja, rezultojnë të deklarimet të cilat i citojmë në vijim:
Anëtari Gjin Gjoni: “Në pikëpamjen formale, them që s’më duket normale dhe s’më duket e drejtë që zonja Rama t’i drejtohet Kryeministrit të Republikës në lidhje me emërimin e saj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në pozicionin e gjyqtares. Është nonsens. Mund t’i drejtohet Presidentit të Republikës. Mund t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por që t’i drejtohet Kryeministrit në pikëpamje formale?! Unë nuk e di që Kryeministri emëron gjyqtarët?! Aspekti i parë formal …
… Aspekti tjetër që unë them, pse pikërisht zonja Rama kërkon kërkesën e tretë dhe pikërisht Tiranën? Të shkojë në Vlorë. Të shkojë në Gjirokastër. Të shkojë në Korçë. Vend i barasvlershëm me Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në këtë pikëpamje, pse pikërisht duhet të vijë në Gjykatën e Tiranës? Mos kjo zonja Rama ka ndonjë atribut më tepër që ne duhet t’ia japim si Këshill i Lartë i Drejtësisë? … Të konkurronte në Gjykatën e Vlorës. Të konkurronte në Gjykatën e Korçës dhe t’i jepej prioritet në qoftë se qenka kaq e interesuar për të punuar në sistemin e drejtësisë. Por ka 2 vjet, s’e dimë çfarë ushtron?! Ushtron profesionin e avokates? Ushtron profesionin e lirë apo … ? Se thotë që marr 50% të pagës dhe nevojat ekonomike nuk më dalin për të realizuar …
… prit, ti nuk mund të tallesh me Këshillin e Lartë të Drejtësisë se bëre një punë të shkëlqyer si Prokurore e Përgjithshme …
Presidenti Bujar Nishani: “ … me të drejtë zoti Çomo pyeti pse nuk është futur më parë në rendin e ditës dhe natyrisht KLD meriton një përgjigje nga unë si Kryetar i KLD-së, që përcaktoj rendin e ditës. Ka një dhe vetëm një arsye që është shumë e thjeshtë: sepse kërkesa e zonjës Rama nuk është bërë në përputhje të plotë me ligjin … Nëse kjo kërkesë e zonjës Rama do të kishte ardhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që për një, dy, tre, katër, pesë arsye nuk mund të shërbejë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, atje ku e ka ndërprerë por në një gjykatë të barasvlefshme, pa diskutim që ky Këshill do ta fuste në rendin e ditës menjëherë, do ta diskutonte edhe në kontekst të situatës …”.
Anëtari Gjin GJoni: “Aspekti i dytë që është i lidhur dhe unë e them, pse zonja Rama u kujtua pas 7 vjetëve që të vijë të kërkojë … ? Sepse ligji e kërkon 3 vjet … pse nuk erdhi për të kërkuar përpara atij Këshilli të nderuar ose këtij Këshilli në qoftë se ndonjëri prej jush ose prej nesh ka qenë pjesë e këtij Këshilli, që të kërkojë të respektohet neni 28 i Ligjit? … Unë them që zonja Rama edhe tek Krimet e Rënda për mendimin tim, duhet të futet në konkurrim me të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda të Gjykatës së Shkallës së Parë … Po fitoi të shkojë në vendin e punës”.
Anëtari z. A. B.: “ … citoj Ligjin e Prokurorisë. Me mbarimin e mandatit, me kërkesën e tij, në një nga tre vendet që ka ligji. Sa është afati me mbarimin e mandatit? Është pafundësisht? Është menjëherë pas mbarimit mandatit apo ka një kohë të caktuar kur mund ta paraqesë kërkesën Prokurori i Përgjithshëm? … në pikëpamjen time, në interpretim të këtij ligji, gjyqtarja Ina Rama, nuk e gëzon më statusin e gjyqtarit”.
Anëtari z. F. K.: “… kjo zonjë (paditësja Ina Rama) e ka humbur të drejtën për t’u rikthyer në sistem, pasi ka kaluar ky afat 3 vjeçar … Mua më duket e gabuar kërkesa e zonjës Ina Rama kur kërkon një vend ekuivalent dhe i drejtohet Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky nuk është vendi ekuivalent. Ky është vendi që i pëlqen asaj, por jo vend ekuivalent … Në këto kushte, them që e vetmja mundësi për këtë zonjë janë dy kërkesat e para, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm të punës. Apelin e Tiranës e ka humbur”.
Zv. Kryetari z. Elvis Çefa: “Unë jam i bindur që, nëse ne sot do të miratonim emërimin e zonjës Ina Rama në Gjykatën e Apelit Tiranë, absolutisht që do të cenonim një standard që ne vetë këtu e kemi vendosur shumë kohë më përpara me votim”.
* * *
Kryetari i Gjykatës së Apelit akuzon Gjin Gjonin e KLD për presione e përfitime
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, akuzon anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, për presione ndaj tij dhe gjykatës duke kërkuar të ushtrojë ndikim në një çështje. Bëhet fjalë në çështjen gjyqësore ku shtetasi amerikan, Gerhard Haag akuzon shtetasin shqiptar Agim Selimi se i ka marrë një objekt me anë të një akti shitjeje.
Çështja është ndarë me short të gjykohej pikërisht nga kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj. Sipas sqarimit të kryetarit të Gjykatës së Apelit për Presidentin, njëkohësisht edhe kryetar i KLD-së, Gjoni ka shfrytëzuar një gabim njerëzor në publikimin e datës së fillimit të gjyqit, për ta sulmuar në analizën vjetore të punës për vitin 2013 të Gjykatës së Apelit.
Në vijim të sqarimit, Malaj ngreh dyshime se anëtari i KLD, i interesuar për përfundimin e çështjes gjyqësore në favor të të paditurit Agim Selimi, ka reklamuar në mënyrë antiligjore kërkesën e këtij të fundit për largimin e vetë Malajt nga gjykimi i kësaj çështjeje.
Sqarimin në lidhje me atë që konsiderohet ndërhyrje e një anëtari të KLD-së, kreu i Gjykatës së Apelit ia ka drejtuar edhe zv.Kryetarit të KLD-së Elvis Çefa, ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, si dhe 10 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, në sqarimin e tij shprehet se “ndërhyrja ose çdo lloj ndikimi tjetër në ushtrimin e detyrës së një gjyqtari tjetër përbën shkelje të rëndë disiplinore, si një akt apo sjellje që diskretiton pozitën dhe figurën e gjyqtarit”.
Madje Malaj ngre dyshimet se Selimi ka mundur të kalojë një letër dhe t’ua shpërndante anëtarëve të KLD-së pa kaluar më parë tek inspektorët, duke aluduar për ndihmën e Gjonit në këtë veprim.
Kryetari i Gjykatës së Apelit nuk ndalet këtu, por rendit edhe manipulimin, sipas tij, të bërë në rastin e aksidentit me vdekje të një 13-vjeçareje, për të cilën në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore, ia ka fatuar bashkëshortes.
Gjithashtu Malaj rendit edhe vendimin e Gjin Gjonit kur ishte gjyqtar, për një trafikant ndërkombëtar, shtetas i huaj, të cilit i ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie apo vendimin në çështjen “Duty Free”, në të cilën sipas kryetarit të Gjykatës së Apelit, përfshihet edhe aeroporti i Rinasit, çështje e cila ka prishur marrëdhëniet me Ministrinë e Jashtme gjermane dhe ku Gjin Gjoni, sipas Malajt ka fituar miliona euro nëpërmjet presioneve të bëra gjyqtarëve.
Letra i është drejtuar Presidentit të Republikës, ministrit të Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të KLD-së në datën 3 mars 2014, ndërsa është vënë në dijeni mbi ankesën e shtetasit Agim Selimi drejtuar KLD-së më 28 janar 2014. Megjithëse ka kaluar mbi 1 muaj nga koha kur kryetari i Gjykatës së Apelit i ka drejtuar sqarimin, asnjë nga institucionet, përfshi këtu Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionin e Presidentit të Republikës apo Gjykatën e Lartë, nuk ka reaguar ndaj saj.
Kjo eshte lufta e mafias se gjyqsorit.. te dy jane vendosur nga Saliu dhe Argita. Alaudini ka deklaruar 6 miljon euro pasuri dhe burimi eshte nga pleqte e tij qe paskan firme ndertimi.Por rezulton qe firma e ndertimit ka fituar aq sa te ushqeheshin pleqte e Alaudinit dhe te merrte ky ndonje leke per te mbajtur dashnoren me djalin e saj… Por Cim Gani e meson qe te paguaj ca tatime per firmen e te jatit dhe keshtu mbyllet muhabeti dhe paret dalin te pastra.., sic u be me Rrem Kushen…shtet i krimbur ….Ndersa Gjin Gjoni te njejtat merita ka si Alaudini.. mafioz
Se njof Gjinin, por njoh Saliun, duke njohur Saliun mund te them se cfare monstre plepash eshte edhe ky Gjin.
Kur njoh Saliun, njoh tere sistemin e plepave neper gjyqsor.
Kur njoh Saliun, jam shume i sigurte qe ish hetuesit e diktatures, te ingranuar ne ish sigurimin e shtetit, jane sot ne drejtesi.
Nje perzierje plepash dhe sigurimsash, sot kane kapur te tete sistemin gjyqsor.
Si mund ti shkaperderdhesh, ne mendje te vjen fjala Rebolucion, qe dote thote, populli duhet ti pushtoje gjykatat dhe ti coje ne gijotine, gjygjtaret e Saliut, keshtu me kete revolucion, smund te dale asnje Halime dhe te thote qe u shkel kushtetuta.
Ka dhe nje rruge tjeter qe kushtetuta te jep te drejten te qerrosh keta gjygjtare, Te rimeren edhe njehere ne dore te gjitha vendimet e dyshimta, si psh. Nje gjykates jep nue vendim negativ per nje padi dhe kur kjo padi shkon ne gjykaten e te drejtave te njeriut, kjo padi fiton te drejten, e drejte qe penalizon edhe taksapaguesit shqiptare, qe sjane fajtore per vendimin qe ka dhene berishiani ne gjykatat shqiptare.
Perse nuk u fut asnjehere hajduti Lilzim Basha ne gjykim, me rastin e demit prej qindra miljona eurosh ne rrugen Durres Kukes?.
Kush do qe te sheroje sistemin e drejtesise, e ka shume lehte ta beje, se vete vendimet e shumta ne dem te shqiptareve, jane hanxhari qe u rri mbi koke ketyre gjyqtareve te korruptuar berishiane.
Mos u merrni kot me Gjin Gjonin,se ai dhe te tjere si ai,JANE PJELLE E SISTEMIT FASHIST QE U VENDOS NE SHQIPERI NE VITIN 1990!
SHQIP:
-Jane,”NJERIU I RI KAPITALIST”!!!
T’i gezojme!
Prangaj TMERROHEN kelyshet e tyre sa here del fotoja e ENVER HOXHES,se ai u kujton DREJTESINE E VERTETE dhe se si duhet vepruar me gjyqtaret e korruptuar:
-LITARIN NE QAFE DHE TREKEMBESHIN NE MES TE QYTETIT!!!
Kz eshte gjyqesori yne. Me gjyqtare plepash e mafioze te lidhur me lloj krimesh. Shikojini gjyqtaret si vishen, me cfar makinash levizin, ku i bejne pushimet, ne cfare apartamentesh jetojne dhe pastaj konkludoni. Keshtu kane te drejte Jari me Saliun, jane ushtaret e tyre gjyqtaret e gjzkatave tona. Turp.
PO PARTIA SOCIALISTE PSE NUK FLET????
Para ca ditesh gjykatesi Gjin Gjoni u zgjodh anetar i Keshillit te Larte te “Drejtesise”. Gjin Gjoni eshte gjykates i njohur per shume ceshtje, sidomos ne lidhje me vendimet e ndikuara nga politika, por per zgjedhjen e tij PS-ja heshti. Jeteshkrimi i Gjin Gjonit ne media e kualifikon ate jo per anetar te KLD-s, ku do t’i duhet te analizoje punen e kolegeve te tij dhe te garantoje ligjshmerine e vendimeve gjyqesore, por per banken e te akuzuareve. E megjithate, sikur edhe ceshtja e emerimit te te shumeperfolurit Fatos Lulo, i cili deklaronte dhurata ne qindra mijero euro nga e motra, edhe kjo mynxyre kaloi pa u ndjere nga opinioni publik.
PS nuk flet sepse ky gjini i keput gjyqet ku “vegjelia” vjedh ndonje krodhe buke, kurse gjyqet ku “paria” vjedh miliarda ky u lepin kembet dhe merr licensen per te vazhduar vjedhjen
te keqen o dino ……po ku mi bere 6 milion o xhano …..e me te lumte ,,,per ty paska qen kjo dynja ….hajde fat hajde …po pse mor qerata me i zoti se djmte emi dole ???po na thuaj mor kopuk ..si i bere te bejme edhe ne…….A ju shplafte mortja thuaj ..po paske dhe dashnoren me djalin ..po hajde or ketej se kam dhe une nje koce te ndare nga burri …ka nja dya atre femije ….bej sevap ….rriti dhe ata fukarenj …hahhahahahahah degjenerim …..puf …..
Dinja mund te ket 6 milion, po lexoni pak deklaraten e pasurise se ketij Gjon Gjinit. O zotttt, ku i gjejne gjithe keto para, keta njerez kane zbuluar Eldoradon ne Shqiperi, e tmerrshme
nivel shume i larte krimi – nivel shume i larte korrupsioni ne gjykata.
Simbioze.
Kjo eshte pergjigja per pyetjen tende bishtqeni
Hajduti akuzon hajdutin!
Ky eshte Sistemi i Drejtesise se kalbur dhe i kapur nga Mafia, ku ne krye qendron Sali C4 dhe Shkerdheni. Mire hajdutui akuzon hajdutin, por kete e ben tek kapter Jari, qe ne vend te truve ka tallash, te pjerdhsha mendjen shoku Ulog.
Ti alaudin ,gabimisht je ber dhe gjykates ……cdo njeriu u vjen nga pas historia ….prinderit e tu zotni kan vjedh sa u ka dash qejfi ,,,ajo normistja enaftes dhe babai yt me bidona evidhte karburantin dhe e shiste …..qysh na u ben ndertusa ?? apo …..punon djali e kan shkolluar djalin ……lume e det e kocimare thuaj …..
VR !!! Kur themi gjin gjoni nënkuptojmë saliu dhe kur themi saliu nënkuptojmë gjin gjoni. Komenti i metejshëm,i panevojshëm…!?
O Pellumbe, he mo te lumte, me gjin gjonajt e ke kapur ti! Pse ma harroke dine malajn mo Pellumbçke? Mos te ka kryer ndonje “sherbim” ky dinja? Per gjithe dynjane qe ka dy gram tru, si gjin gjoni dhe alaudin malaj te dy plehra e hajdute te sale vicidolit jane.
VR !!! Kur themi gjin gjoni nënkuptojmë saliu dhe kur themi saliu nënkuptojmë gjin gjoni. Komenti i metejshëm,i panevojshëm…!?
Gjin Gjoni eshte nje pusht e jo jurist. Rasti e ka sjelle ne kujtesen time per dy çeshtje te njohurve te mij te gjykuara prej tij hapur ne shkelje te ligjit e per veprime korruptive…
Kur do te linde nje Enver i shekullit tone qe te shpelaje vendin nga Monstrat?
Shoku Gjin eshte bere i pasur vetem me bordero (bordello), mban kostume Armani, ore te shternjte floriri, veshje per VIP, por vete eshte rrip, zagar i bindur i Sali C4 dhe familjes Birisha. Po i kujtoj Gjinit nje pjese tek filmi “Skenderbeu”. Ne takimin me Skenderbeun, ai e pyet malokun Gjin e i thote: A don me i luftue turqit or Gjin? Pooo i thote Gjini, por nuk kam palle me i luftue. Skenderbeu ia kthen: qe bre Gjin merr kete Pallen teme. Edhe keshtu ne ditet e sotme Gjini dhe Gjinat e drejtesise po luftojne cdo shqipetar e jane ne mbrojtje te krimit me “pallen” qe u ka dhene ne dore i vetequajturi “Skenderbej” yne Sali Ram Zehere Birisha (Sali C4).
Gjinit portokallise i mer te keqen ky Gji Gjoni.. ky eshte kokra e malokut qe imitin ai i portokallise.
kush nga ju o te pafytyre ka ndenje me Alaudinin dhe familjen e tij shikoni dashnoret tuaja dhe vajzes tende gjeji ndonje kopil se ndaj te ka mbetur ne dere sa per Alaudinin ka nje familje te mrekullueshme me 3 femije te mrekullueshem .une po shkruaj se cuditem me menyren se si flitet nga ju .Mjafton ne shqiperi te duash te baltosesh nje njeri dhe eshte shume e thjeshte duke vjelle cfare te te vije per mbare.Mos u merrni me familjaret se me ate normisten qe zini ju ne goje kam punuar 20 vjet dhe kam 10 vjet qe se kam pare por une i njoh dhe jane njerez te respektuar dhe punetor tere kohen dhe jo si ju plehrat qe per te perfituar nuk dini se cfare te beni che nxirrni vrer nga goja.leri gjykaten te flasi.Edhe ju qe flisni ketu dhe hiqeni si te ndershemne kohen e Saliut punonit dhe te tera leket i futnit ne xhepat tuaja Por do vije mbase koha qe ne shqiperi te mbahe t pergjegjesi per ate qe thua per individin duke mos u fshehur pas emrave fallco,Dhe Gjin Gjoni ti lere keto prapaskena se ndoshta do tu iki koha dhe nuk baltose dot njeri ne kete menyre Zini mend o shqiptare i lini njerezit che familjaret e tyre te qete te jetojne se ju ndoshta jeni llumi i shoqerise