Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e së mërkurës në Ballsh, ku burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
l.h/ dita
Gazete e nderuar Dita ,me gjithe se kam respekt per ju ;
Ju lutem mos i jepni keto lajme ,ne balle te gazetes ,por gjeni ndonje cep dhe mundesisht i shkruani me shkronja sa me te vogla keto lajme . Nuk eshte mire ,ne keto momente ,sidomos per shqiptarin e mjere . Dashje pa dashje coni uje ,ne bacene e politikaneve mafjoze ,e te korruptuar ,per cperqendrim vemedjes te halleve dhe te mbijeteses.te fukarenjeve ..
Ju faleminderit per mirekuptimin.