Rritja alarmante e nivelit të kriminalitetit të vend ka ngritur prej disa muajsh domosdoshmërinë e masave parandaluese dhe ndëshkuese. Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, prezantoi sot një paketë masash të hartuar nga ekspertë të qeverisë dhe të huaj. Sipas Halimit, paketa ka për qëllim të parandalojë dhe ndëshkojë krimet e rënda si vrasjet e efektivëve të policisë, krimet ndaj femrave dhe vrasjet për gjakmarrje.
Vrasjet e uniformave blu
Kushdo që vret efektivë policie nuk mund të këtë ndëshkim më të ulët se 38-vjet burgim, pa lirim me kusht. Kushdo që vret policin duhet të qëndrojë në burgim të përjetë. Dënime të ashpërsuara të cilat nga 25 vjet do të rriten në 38 vjet si minimum.
Vrasjet për gjakmarrje
Dënimi që ne kemi parashikuar është jo më pak se 38 vjet burg. Edhe pse një dukuri në rënie, gjakmarrja, ky rit i papranueshëm për shoqërinë shqiptare duhet të zhduket. Ndaj dhe përgjigja ndaj të gjithë atyre që në mendjen e tyre kriminale synojnë të vrasin për gjakmarrje duhet ta kenë të qartë se dënimi që i pret do të jetë jo më pak se 38 vjet burg, se dënimi që i pret do të jetë burg përjetë. Çdokush që kapet me armë zjarri në publik, duhet ta ketë qartë se do dënohet jo më pak se 10 vjet.
Krimi brenda familjes
Kush vret një grua, një vajzë brenda familjes, jo më pak se 38 vjet burg deri në burgim përjetë. Por, minimumi 38 vjet.
Armëmbajtje pa leje në publik
Kush kapet me armë në publik, ka mjetin për t’u kthyer në vrasës apo grabitës potencial për jetën e njeriut. Me armë në publik nuk mund të dënohet më pak se 10 vjet burg. Kush del me armë zjarri në Pazar minimali është 10 vjet dhe nuk e ndihmon as gjykata as prokurorja as avokati, të dalë më parë se 10 vjet nga burgu.