Letër e nënshkruar në Dita
E nderuara Dita! Krimi vazhdon të mbetet jetim në Shqipëri! Llomotitet natë e ditë për “frikën” që i ka hyrë kriminelit, po në fakt krimineli llomotit gjepura për arritjet dhe është krenar për krimet… “Hajdeni po jua mbajti, unë destabilizoj gjithë vendin me armë e me ‘trimat’ e mi…!” O Shtet! O Qamet! Hidhen trëndafila në trotuaret që u lanë me gjakun e pafajshëm në 21 Janar dhe asgjë me tepër. Populli i kapur peng nga loja vrasëse e politikanëve për të mbajtur llogoret e pushteteve personale! Hipokrizi e madhe!