Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Krimin s’e sjell dhuna, por gënjeshtra!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Krimin s’e sjell dhuna, por gënjeshtra!
Letrat e Lexuesve

Krimin s’e sjell dhuna, por gënjeshtra!

anazapta
Published March 31, 2014
Share
SHARE

Email në adresën

[email protected]

Mediat kanë cituar aktoren Angeline Jolie të ketë thënë se dhuna është krimi i madh. Dhe nga mënyra si është servirur citimi i saj, të duket sikur seks simbol i Kinemasë ka bërë zbulimin e shekullit. Që dhuna është krim nuk është e nevojshme ta thotë Jolie; as faktin nëse është krim i madh apo i vogël. E keqja ka rrënjë dhe zbulimi më i madh është të shkosh tek rrënjët, tek ato që sjellin më pas dhunën, e krimin padyshim. Në rastin e Bosnjës, por dhe luftërave të tjera të ngjashme me to, rrënjët e kanë emrin nacionalizëm. Një nacionalizëm i bazuar në gënjeshtrat e zbukuruara prej popujve, që nuk kanë gjetur  një mënyrë të jetuari me të vërtetën; prej popujve që e kanë shndërruar në mënyrë jetese, gati-gati në identitet që të ekzistojnë të dashuruar me gënjeshtrën, një lloj ushqimi që ua kanë servirur ca koka të nxehta e pa të cilin ato nuk frymojnë dot. Këto gënjeshtra quhen ndryshe dhe mite, që Ballkani i ka me shumicë. I kemi dhe ne, pa dyshim. Dhe në emër të tyre, ndodh çdo ditë të qëllohen njerëz, ndonëse jo me armë. Kur gjermanët nisën  të ushqehen me mitin se janë ata raca më e përkryer në botë, bën atë që bën nën shenjën e nazizmit. Ishte një gënjeshtër që i kushtoi botës jo pak. Dhe kur nisën të jetojnë me realitetin e gjërave, të vërtetën e tyre,  duke garuar me vlerën e punës e virtytit, çmuan veten, jo me formulën e gjakut, por me atë të djersës dhe kreativitetit.

anazapta March 31, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?