Kriza ekonomike duket se nuk dy gjëra nuk i ka ndaluar shqiptarët të shpenzojnë, në energji dhe karburant. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë 3-muajve të parë të këtij viti shqiptarët kanë konsumuar 643 milion kWh energji elektrike duke shënuar kështu rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku konsumi ishte 510 milionë kËh. Rritja është mbi 26 për qind ndërkohë që niveli është i njëjtë me tremujorin e parë të vitit 2011. Arsyeja kryesore që ka nxitur shtimin e konsumit të energjisë elektrike është në radhe të parë ruajtja e të njëjtit ccmim, ku gjatë dy viteve të fundit nuk është shënuar asnjë rritje e tij. Një efekt në këtë drejtim ka dhënë edhe dimri i ftohtë dhe ‘mbyllja’ e konsumatorëve më shumë në shtëpi. Në të njëjtin kah pozitiv ka ecur edhe konsumi i karburanteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara në Konjukturën e tremujorit të parë të 2013-ës, në janar-mars të këtij viti shqiptarët kanë konsdumuar rreth 1.5 miliardë hektolitra karburant, me një rritje prej 42 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Shkaku kryesor që ka cuar në rritje e konsumit të karburanteve është rritja e numrit të automjeteve në vend nxitur edhe nga vendimi i ri i qeverisë për të ulur taksat e importit për automjetet e vjetra.