Një 26-vjeçar nga fshati Larushk u kap prej policisë teksa posedonte një sasi të konsiderueshme droge të llojit kokainë. Burime zyrtare njoftuan se izoluan në komisariat për “prodhim e shitje narkotikësh” të dyshuarin Klodjan Hysa, 26 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në fshatin Larushk, në xhep iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 152,5 gramë lëndë narkotike e bardhë e dyshuar si kokainë. Dosja hetimore i kaloi dje prokurorisë.