Agjentët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Torino drejt Shqipërisë, të të kërkuarit Lulzim Jangozi, 47 vjeç, nga Thumana. Gjykata e Rrethit Krujë, me vendimin e datës 22 qershor 2012, e ka dënuar me 18 muaj burg në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, krim pas të cilit është arratisur nga vendi. Jangozi është akuzuar se ka vjedhur me dhunë dyqanin e artikujve elektronikë në pronësi të Gerald D., në komunën Bubq, duke shkaktuar dëme në vlera të konsiderueshme.