Policia e Krujës arrestoi dy persona për kultivim të bimës narkotike kanabis sativa. Gjatë arrestimit të kryer ditën e djeshme, njërit prej kultivuesve iu sekuestruan dhe dy armë zjarri, pushkë. Të prangosurit janë Lor Luka, 27 vjeç dhe Altin Luka, 34 vjeç. Policia gjeti bimët narkotike të kultivuara në dy parcela të ndryshme, ku 1490 rrënjë bimë në fshatin Bura dhe 250 rrënjë bimë në fshatin Brret të Krujës, të cilat u asgjësuan me djegie. Mësohet se armët iu gjetën 27-vjeçarit Lor Luka.