Shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë vijuar punën në mbështetje të Inspektoriatit të Mjedisit në prishjen e aktivitetit të paligjshëm të furrave të gëlqereve në zonën e Krujës. Nga ora 09:00-17:00, u ndërmor shkatërrimi i 12 furrave të gëlqeres, të cilat ishin ndërtuar pa leje nga organet kompetente. Aksioni u përqendrua në fshatrat Halil, Zgërdhesh dhe Krastë. U angazhuan në mbështetje të inspektorëve, 15 efektivë policie dhe 3 automjete dhe nuk pati konflikte.