Tentoi të vriste fqinjin me breshëri automatiku pas një sherri të dyshuar me motive pronësie, kapet pas dy vitesh kërkimi. Policia vendore njoftoi dje se prangosi Andi Krrashin, 39 vjeç, banues në fshatin Tapizë, për të cilin Gjykata e Rrethit, më 25 korrik 2013, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Ngjarja ka ndodhur më 28 nëntor 2012, po në fshatin Tapizë, kur ka qëlluar me pistoletë dhe automatik banesën e L. B., e më pas është larguar.