Rëndohet gjendja shëndetësore e kryekomunarit të Qendrës, Fredo Berberi. Policia shoqëron 22 persona të dyshuar, kryesosht banorë të fshatrave të komunës, që kanë pasur debate apo pretendime të ndryshme, deri tek mbivendosjet e pronave në bregdet. Berberi po trajtohet me mjekim të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës prej pasdites së hënë dhe i është nënshtruar një operacioni të gjatë prej 5 orësh, pas atentatit me eksploziv që pësoi në segmentin Vlorë-Skelë, teksa udhëtonte me mjetin e tij fuoristradë “Benz ML”.
Mjekët
Shefja e Shërbimit të Politraumës, Lida Shoshaj, deklaroi se “është ende herët për të thënë se zoti Berberi është jashtë rrezikut për jetën, pasi traumat dhe dëmtimet që ka marrë janë të rënda dhe masive”. Ajo shpjegoi edhe dëmtimet që zyrtari i lartë vendor ka pësuar nga shpërthimi i lëndës plasëse C4 i telekomanduar, i vendosur poshtë sediles. “Pacienti u paraqit me plagë të shumta. Prezencë e trupave të huaj të dimensioneve të ndryshme, copa metalike, sfungjer, copa rrobash në pjesë të ndryshme të trupit. Iu nënshtrua një operacioni të zgjatur që në tërësi kaloi mirë. Situata e pacientit është e rëndë. I është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Nuk mund ta themi se është jashtë rrezikut për jetën”, bëri të ditur mjekja Shoshaj. Mësohet se berberi ka probleme me veshkat, zorrën e trashë dhe dëmtime të indeve të fundshpinës dhe gjymtyrëve.
Hetimet
Policia e Vlorës bëri me dije ditën e djeshme, se bashkë me specialistët e Krimeve të Rënda, kanë vijuar hetimet intensive. Janë shoqëruar 22 persona banorë të këtij rrethi, kryesisht banorë të komunës Qendër dhe deri këshilltarë. Po kështu janë pyetur edhe punonjësit e komunës, për konfliktet e berberit vitet e fundit. Kryekomunari ishte zgjedhur më 8 maj 2011 në mandatin e dytë në siglën e Partisë Demokratike. Por herë pas here ndaj tij ka pasur akuza të banorëve për pronat në bregdet dhe madje edhe padi. Këtu ëshët përqendruar edhe pista kryesore e hetimit, që ka lidhje për shkak të detyrës. Por grupi hetimor nuk ka dalë ende në konkluzion përfundimtar. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet për një sasi prej 200 gramë C4 i telekomanduar me celular. Autorët kanë qenë jo më shumë se 200 metra larg dhe në ndjekje të fuoristradës. Atentati ndodhi rreth orës 14:10 në qendër të Vlorës. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë ku ka qenë i parkuar mjeti dy ditët e fundit dhe lëvizjet e kryekomunarit.
Shpresoj te ndjeke ne rrugen e ferrit hajdutin tjeter Olldashi edhe ky hajdut pronash. Keshtu me tritol keni per t’i gezuar te gjitha vjedhjet. I lumte dora atij qe vuri tritolin. Sa me shume te tille edhe per politikane te tjere.
Une i uroj zotit Berberi sherim te shpejte dhe pa pasoja, natyrisht dua ti them familjes, qe u befte me e mira.
Por ky rast, na tregon, sduhet te bejme te fortin, kur kemi pushtetin nga mbrapa, se vjen nje dite, qe ndodh edhe vetgjyqsia.
Vlora ka problematikat esaj …sepse vloren ekan pushtuar ca ordiner qe pasurine e kan ven me drog ee prostitucion dhe tani nuk u del para kush …Ata mund te blejne edhe gjykatat edhe drejtesine edhe toka t edhe djallin …Ata po qe e meritojne ..me gjithe familje te shfarosen ..Por jo Berberi ….Berberi nuk i ka kujt borxh ,as nga ana morale dhe as nga na materiale …Por deshirat dhe tekat ete gjitheve nuk mund te permbushen ….por sipa meje sulmi nuk ka qen personal ….Eshte nje dore qe e ben corbe gjithe kete vend …Kush ka mend ne koke e kupton …Megjithate te mendojme se dikush i kishte ven ,syrin ,per pakenaqesite …Nuk mund te justifikohet kurr nje krim ,,,,,kur objekti nuk eshte njeriu ….Pronat epasurite iane stoli per token …Mjere kush ben krime ne emer te tyre .
Ky Berberi qe ka qethur e rrojtur dhe shitur apo bere dhurate gjithe pronat anes bregdetit dhe faqe kodrave te qytetit te Vlores me vendime e letra fallco, duhet te shpetoj dhe te shkoj perpara drejtesise per vjedhjen qe u ka bere pronave te banoreve te zones dhe ua ka dhene politikaneve e familjareve te tij majtas e djathtas. Nje nga ata qe ka perfituar eshte Artan Lica, ish keshilltar i PD per bashkine Vlore dhe tani drejtor i drejtorise se transportit publik e patentave ne Vlore nga LSI dhe vartesi i Shpetim Gjikes shef i policis bashkiake te Vlores qe i sherbente lidhjes mafioze Gjika-Kollozi-Patozi-Argita-Luli ne Vlore