Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kryemadhi mesazh Ballukut: Rama do të marrë në qafë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Kryemadhi mesazh Ballukut: Rama do të marrë në qafë
Lajmi i funditPolitike

Kryemadhi mesazh Ballukut: Rama do të marrë në qafë

DITA Online
Published January 21, 2019
Share
SHARE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gënjeu në lidhje me koncesionin Thumanë-Kashar, paratë e së cilës do të çohen për studentët. Kryemadhi i tha asaj që të mos dëgjojë kryeministrin siç bëri Arben Ahmetaj, pasi do ta pësojnë keqas.

“Një sugjerim mikes time Belinda. Mos dëgjo se çfarë thotë ky se do të marri në qafë, siç mori Arben Ahmetajn, siç mori Damian Gjiknurin, që shumë shpejt do dali përpara drejtësisë. Siç mori Arta Markun.

Mos qeshi Beni, se të kam mik dhe kolegë. Do të mbash përgjegjësi për lavatriçen e parave që është kthyer Shqipëria sot. Ashtu sikurse do të mbajë përgjegjësi Damian Gjiknuri për firmën indiane që ju dha panele diellore. Do të zbulohen ashtu siç u zbulua oferta e Unazës së Re dhe u vodhën 18 mln euro nga off-shore. Prandaj, Belinda mos dëgjo këtë që me lakuriqësinë e tij kujton se do të habisë shqiptarët si në vitin 2000. Mos dil të gënjesh se PPP-ja e famshme Kashar-Thumanë do t’u jepet studentëve. Nuk është e vërtetë.

Mos gënjeni se ajo është planifikuar në zero. Hiqni koncesionet e Vilma Nushit, hiqni koncesionet që grabisin paratë e shqiptarëve. Merrni ato 118 miliardë lekë të skemës së mashtrimit të TVSH-së që Ben Ahmetaj e di shumë mirë që me pronarët e firmave të mëdha dhe firmave fantazmë kanë mashtruar dhe u kanë vjedhur 100 milionë euro. Beni, të dua shumë, por do të marri në qafë siç të mori. Të mori firmën dhe të shiti siç shkarkoi ministrin e Brendshëm brenda natës se i arrestoi Vangjush Dakon dhe u kërcënua që nëse ti nuk më nxjerr nga rajoni i policisë do të hap tefterin e të dhënave, të telefonatave dhe përgjimeve të Edi Ramës në Shijak“, tha Monika Kryemadhi.

v.l/ Dita

DITA Online January 21, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • besa says:
    January 21, 2019 at 6:39 pm

    I paska ardhur goja sot se para disa ditesh qau ne televizion se i rrezikoheshin shurdhjesat e saj. “mami, po Lsi-ja tani?” Kush beson tek ti moj baxhelle, e ka te humbur dhe bile do rrezikohet te ikij emigrante si ika une me breke neper kembe dhe pa poture xhinse. Ndersa ti? Do perfundosh ne shtepi pa qira, jo pa te qira.

    Reply
  • robi says:
    January 21, 2019 at 6:44 pm

    Lërjani në dorë Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë të zgjidhë hallet e leshitdhise dhe militantëve të saj se është në delir dhe sheh endrra me sy hapur

    Reply
  • Zgalem says:
    January 21, 2019 at 7:09 pm

    Mesazhet e Kryemadhit u percollen me humor dhe nga vete pakica . Kjo tregon se askush nuk e merr seriozisht , jo vetem kete , por c’do perfaqesus te LSI se . Si mund te degjoi dhe besoi populli shqiptar , kete baxhelle ( Nuk gjeta fjale tjeter . U nisa ta quaja zonje ) Po e vute re , ne fjalen e saj permendi fjaline ” do hapim defteret ” . Kjo shprehje te tromaks . Ka nder mend te hapi defterin e vjeter te llogarise 700 milonshe, demaskuar nga dritani . I qajne syte per kete llogari , qe pret te tjera viktima . Zgalem

    Reply
  • Fidel Kastro says:
    January 21, 2019 at 8:05 pm

    Ne rast se drejtesia do te funksionoje fjalet e Monikes behen realitet!!!!!!

    Reply
  • grate tirnse says:
    January 21, 2019 at 8:54 pm

    Fidel Kastro ishte burre shteti mos e ngateron me Nafijen e dybekut, po qe se drejtesia funksionon Monika do te veje ne burg.

    Reply
  • Edi Durres says:
    January 21, 2019 at 9:12 pm

    O buce, po per hekurudhen Durres-Rinas-Tirane nuk ta paska treguar kokeqypi?Apo ato i ka leke xhepi..

    Reply
  • Fidel Kastro says:
    January 22, 2019 at 1:13 pm

    Ne burg te gjithe politikanet qe kane vjedhur e shkaterruar Shqiperine ne keto 28 vite, te çdo lloj krahu politik!!!! Ne se ndodh kjo do te ishte mrekulli, por me duket e veshtire. Korbi Korbit nuk ja nxjerr syte!!!!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?