Kryeministri Rama prezantoi sot zyrtarisht prefekten e re e Vlorës, Etjona Hoxha, e cila në këtë detyrë zëvendëson Besnik Dervishin.
Rama garantoi mbështetjen për prefekten e re të Vlorës dhe theksoi gatishmërinë e qeverisë për përmbushjen e premtimeve të fushatës.
“Do të realizojmë ndryshimin që njerëzit kërkuan në 23 qershor që padyshim nuk është ndryshimi i një ngjyre me një tjetër por ndryshimi i vendit, ndryshimi i modelit qeverisës, i marrëdhënieve mes individit dhe shtetit ,dhe cilësisë së jetës. Është një proces që pa pikë dyshimi është shumë i vështirë dhe që do të ketë hatërmbetje apo gabime por ne duhet të kem aftësinë të vetëkorrigjojmë gjithçka që gjatë rrugës nuk shkon siç duhet. Dhe duhet të kemi kurajën që të shikojmë përpara dhe të ecim shpejt e më shpejt për ta bërë realitet rilindjen që Shqipëria kërkon, rilindjen që ne u zotuam dhe që Vlora dhe vlonjatët meritojnë. Kemi filluar një punë të gjithanshme për të realizuar një e nga një, hap pas hapi zotimet tona dhe unë jam besimplotë që ne do ti mbajmë premtimet dhe ne do ta ndryshojmë cilësisht jetesën e njerëzve në këtë vend. Në radhë të parë duke vendosur në vend dinjitetin e qytetarit në raport me shtetin, duke vendosur shtetin dhe institucionet aty ku u takon në raport me qytetarin dhe duke transformuar shërbimet tona publike në shërbime gjithmonë e më cilësore dhe transparente, duke i mbajtur ato gjithmonë e më larg korrupsionit dhe zvarritjeve që u kanë marrë shpirtin shqiptarëve në çdo cep të vendit”, tha Rama.
Duke u ndalur në marrëdhënien e institucioneve me qytetarin, Rama tha se nuk ka më vend për modelin e vjetër të arrogancës dhe mungesës së respektit.
“Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Kjo duhet të jetë deviza e punonjësit të shtetit. Nuk do ta na e falë kush nëse nuk respektohet. Është e domosdoshme që ne ti japim siguri marrëdhënieve të njerëzve me shtetin. T’u japim siguri që buron nga e drejta e gjithkujt që të trajtohet me dinjitet dhe të marrë përgjigje për atë që kërkon, në kohën që e përcakton ligji.
Projektet janë aty dhe pritet të zbatohen, por projekti ynë më i madh mbetet marrëdhënia e re me qytetarin”, tha ai më tej.
Kreu i qeverisë tha se duhet shumë punë për të realizuar ndryshimin e kërkuar, por fillimi është i mbarë.
“Në këtë pjesë të parë të qeverisjes gjithçka ka shkuar ashtu sic e kishim planifikuar për nga arritja e reformave. Jam i bindur se edhe pjesa e dytë e vitit do të shkojë në këtë drejtim. Ndryshimi që duam ne është real dhe shumë i thellë dhe për të duhet shumë punë”.
Praktikë e mirë që duhet te mos nderpritet dhe kryesorja e kryesoreve t’ju japë zgjidhje halleve të njerëzve? Një praktikë të tillë duhet ta aplikojne të gjithë deputetët dhe ministrat. Ministrat nuk e kane aplikuar praktiken e zyrave në terren(qytete,komuna)njëlloj si deputetet! Ministrat jane pushtet ekzekutiv dhe ekzekutivi ështe më i domosdoshem t’ju shkojë njerezve dhe halleve në vënd!?
Sistem English deputeti I zones Duhet te zgjithe hallet e zones ku e Kane votuar bravo sistemi politik me I perparuar ne bote urime Rames
Jepi modelin tend, politikes shqiptare, se u kalben me modelin Nano-Berisha, ka filluati vije era e keqe.
Bravo Edi.
Tek zyra e Rames njerezit kerkojne dhe gjejne shpresen e humbur prej kohesh
Per tu habitur ,shume vizitore ka kjo zyre.
Bravo Edi.
Fatkeqesia e te afermeve te mi eshte se une jam kryeminister.
Kete fjali vecova nga fjala e kryeministrit te Shqiperise Edi Rama, ne Vlore.
Fjali qe nuk do shume koment, fjali qe tregon se ka ikur koha e punesimit, se dikush ka nje shtetar, qe mund ta fuse ne pune, ne menyre abuzive.
Nuk e kuptoj kete eufori te pabaze. A nuk u premtua qe do te kishte konkurse e do te fitonin me te miret? KU jane?
Me keto emerime po fiton partia dhe jo meritokracia.
Konkurset po zhvillohen, se smundesh ti te perballesh me konkurentet, se diplomat e blera sta japin kete te drejte.
Me ty eshte kot te diskutohet pa fakte e me pergjithesime femijenore. Behet fjale per rastin konkret, a ka pasur konkurs? Si u perzgjodh personi?
Sa per nepotizmin po behet demagogji kot sepse faktet jane shume me kokeforte.
Info berishian, u emerua prefektja, qe ska lidhje me konkurset.
Nuk e kuptoj perse redaktori e ka cunguar komentin tim qe nuk kishte asgje fyese apo jo etike, sidoqofte po provoj te ripublikoj pjesen e cunguar:
Po te ndihmoj pak per te kuptuar se per ke po flasim perpara se te nisesh delirimet e tua prej militanti:
http://grid.al/read/news/157808799/6929556/etjona-hoxha-prezantohet-si-prefekte-e-vlores-rama-fund-nepotizmit-dhe-gerryerjes-se-shtetit-per-interesa-te-klienteles
me vjen keq por e kam te veshtire te te pergjigjem kur redaktori “qeth” komentin tim sipas qejfit te tij edhe pse nuk kishte asgje jo etike apo ndonje fyerje ne te. Sidoqofte provo te informohesh se kush eshte personi i emeruar.
po ky do beje prefekte apo do beje gomone me burrin e saj
Z. Kryeminister uroj qe dikush nga stafi juaj apo i Ministrit te Brendshem te lexoje komentin.
Gjej rastin te denoncoj policine kufitare te Morines qe ne cdo rast mundohet te behen pengese per qytetaret e Kosoves ne hyrje ne Shqiperi duke u nxjerr 100 kleçka me letrat e makines.
Vete kam qene deshmitar 2-3 here me mjetet e kompanise, por ngaqe kam patur te njohur ne Morine kam kaluar pa paguar “kafen”.
Te shtunen nje miku im udhetonte me te birin nga Prishtina ne Tirane me makinen e kompanise se tyre. Meqenese makina kishte ne libreze emrin e kompanise edhe pse i biri kishte nje autorizim per perdorim me vulen e kompanise, polici kufitar i kerkonte autorizim te noterizuar ose perndryshe te kthehej mbrapsht. Nga zori u detyruan t’i fusin nje 5 Euro ne libreze per t’i lene te kalojne. Edhe sot qe ma tregonte nuk i kishte dal merzitja nga trajtimi kaq i ulet korruptiv i policise se Shqiperise.
Ju lutem merrni masa ndaj ketyre vemjeve qe vegjetojne ne organiken buxhetore te shtetit.