SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar gazeta Dita. Jeni një gazetë shumë e dashur për ne. Në kuadrin e luftës kundër korrupsionit, dua të ngre një shqetësim të madh. Jam një fshatar i fshatit Picrragë në Krujë. Ne kemi tokë të dhënë me ligjin 7501 në fshat, ku qysh në vitin 2008 e ka zaptuar fabrika “ANTEA Cement”. Që nga viti 2009 kemi kërkuar që të shpërblehemi sipas ligjit, por më kot. Kryepleqësia e fshatit, në vend që të na ndihmojë, u korruptuan me një avokat të quajtur Alket Troka, ku na morën 35 milion lekë të vjetra për të na dhënë lekët e tokës së zënë në forma korruptive, duke i thënë fshatit se gjykata do lekë për të dhënë vendim. Na mashtruan dhe përsëri kërkojnë nga 500 mijë për familje. Duket qartë që kryepleqësia e fshatit, bashkë me avokatin kanë mashtruar popullin e varfër. I lutem Ministrisë së Drejtësisë ta marrë në konsideratë këtë fakt, ku përgjegjësit të dalin para ligjit. Faleminderit!
Keni dhene leke ? Vete e keni fajin.