Seç na ësht’ një kry’qyqar,
Pret shirit’ dimër-behar,
Për një rrugëz në Zallherr,
Preu fjongo mbi tri herë
Sot në fshat kët’ të vërtetë,
E tregojnë si barcoletë,
Sepse rruga nuk ndryshoi,
Askush gropat s’ia mbuloi
Ky ësht’ një krye-arror,
Që shiritit i bën zbor,
Gjëegjëzën që t’zbuloni,
B.Fevzinë telefononi
Por nuk ësht’ hiç e vështirë
Ka një emër ky qafir!
Vargje të nënshkruara: Jorgji Çakalli