“Sulmet dhe akuzat ma ndryshuan mendjen që kisha për dorëheqje”, thotë Bushati për Mapon.
Ndryshimi i kreut të AMA-s ka njohur këta muaj disa iniciativa, por po aq edhe pezullime për të marrë kohë reflektuese e për të gjetur ndoshta një ditë mekanizmin ligjor. Por kryetarja aktuale, që në profesion është edhe juriste, ka një përgjigje ironike pikërisht për mekanizmin ligjor: “Si pedagoge e së Drejtës, kam dhe një kuriozitet profesional: me çfarë akti juridik do të më largojnë nga detyra?!”.
“Vendosmëria e mazhorancës për të ndërprerë mandatin tim, përveçse është joligjore, është me qëllime të pastra klienteliste”, tha Bushati.
Sipas profesores së asociuar, Shqipëria aktualisht është vendi i fundit në rajon në procesin e dixhitalizimit.
Ti moj profesoreshke vetem si figure ofenduese e ambjentit duhet te largohesh nga karrigja e arrogances qe mban te ngjitur pas tanges nen-fustanore qe te mbulon pjeserisht te pa emerueshmen.