Etrit Berisha është kthyer në stërvitjen e Lacios, ndërkohë që ai që po stërvitet në mënyrë të diferencuar është Lorik Cana. lajmi është konfirmuar nga stafi mjekësor i ekipi lacial. Kështu dy shqiptarët vazhdojnë që të stërviten ndonëse njëri plotësisht e tjetri në mënyrë të diferencuar. Vetëm dy ditë më parë Erit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare që luan në Serinë A me uniformën e Lacios së Romës, rrezikoi t’i mungonte kësaj skuadre edhe disa ditë. Portieri ishte lënduar ditë më parë, duke pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë, raporton “calciomercatto”. Berisha u parashikua t’i mungojë ekipit në angazhime të përbashkëta së paku edhe 10 ditë, ndonëse pritet që shumë shpejt të fillojë ushtrime të lehta dhe fizioterapi që pritet ta rikthejnë atë te grupi i futbollistëve të Lacios.