Si çerdhe e prishur
S’i mban vend’ i vet
Nisëm djem e vajza
Larg për në kurbet.
Nëna zemërdjegur
Mbi jastëk përlotet
Babai sëmurë
Mbi divan po kotet.
Ah, moj ditë e zezë,
Zemër që nuk plas
Si t’i kalojmë netët
Mbushur me maraz…
Hallet çakërdisin
dhe mendjen e kokës
Ndaj e nisëm djalin
Në rrugët e botës.
Mbetur si kërcunj
të dy pranë e pranë
Veç kush është si ne
Na e qan davanë.
Mbetëm me sy hapur
Mbërthyer te dera
ofshan nën’ e shkretë:
Mjera unë, e mjera
Malli përvëlon
Shpirti fort u djeg
djali shkoi larg
Që “të bëj ca lekë”
Dhe se kur do vijë
askush nuk e di
Nuk na ka rastisur,
t’kemi Qeveri…
Krenohet, hazdiset
Shtetar zemër-nxiri
Fëmijët e vet
Majmur më së miri
Fëmijët e tyre
Notojn’ në para
Se emigracioni
Është për fukara.
Bashkë me fëmijët
U bënë afaristë
E shëtisin Botën
Vetëm si turistë.
Ata bëjnë biznese
Shesin dhe vatanin
Fakir – fukaraja
Kap azerbajxhanin.
Kujt i hyn në punë
Një qeveri koti
djemtë tanë lule
Veç i ruajtë Zoti.
Apel dëshpërimi
Në të katër anët
Kthehuni u bij!
ikën talebanët!
bukur! nje kenge shpirti per kurbetin!
Gazeta Dita ben shume gabim qe e ka lejuar kete poezi me nuanca raciste
Shume keq –Ky i shpifuri qe ka bere kete poezi , nuk ka te drejte ti quaje Talebane ata qe iken nga pushteti se ata perbejne gjysmen e elektoratit shqitpar,
Pastaj, nisur nga vesi yne Mbare-komebtare dhe shume shekullor , qe ne jemi te gatshem te perqaojme me dashni te forte cdo sharje qe behet ndaj shqitpareve qe mendojne ndryshe nga ne ……Kjo poezi nuk duhej botuar
Ata qe kane drejtuar Shqiperine kane programin e tyre politik , dhe per ate program punojn e
Ne u genjyem dhe e votuam ate program, por ama sidoqofte me ate program ekonomik
Shqiepria hariti te jete e vetmja ekonomi ne ritje pozitive ne Ballkan dhe nje nga te paktat ne Europe
psh ITALIA kishte 30 vjet qe kishte nje ritje 0 % , te ekonomise se saj
ndekraq qe Ekonomia shqiptare ka pasur ritje te here pas hereshme , pavareisht te metave te pafundme qe kemi …..
Pra fenoment tona shoqerore duhen pare me zemergjeresi, sepse jemi vete fajtore, pasi nuk kemi pasur nje nivel te larte intelekti qe t ekuptojme se programet ekonomike te djathta e hedhin krizen mbi shaltullat e popullit te thjeshte
Tani ata iken, Shume mire _-Te shikojme si do punojne ekta te sotmit –Por nga ana tjeter
askush nuk ka te drejte te fyej me ekstreme raciste ata qe iken
Ne duhet te heqim dore nga fanatizmat partiake , dhe te jemi fanatike vetem te Patritozmit shqiptar ,
ndersa sa per partite te jemi me ate parti qe na sherben me mire ,por qe gjithmone per kudnershtarin tone politik duhet te shprehemi me vet-permbajtje , jo me urejtje esktreme ,
se Urejtja ekstreme midis nesh con ne shkaterimin e kombit tone
E degjuat sa bukur tha ai anetari i EU-se ne mbledhjem qe paten midis PS, PS dhe anetareve te EU-se?
Ndersa keta tanet shanin njeri tjetrin ne sy te nderkombetareve, njeri nga keta nderkombetare ju tha :
Ju shani njeri tjetrin ketu ne mesin tone ? Ku keni ndermend te shkoni ne kete menyre ?
Ju keshtu do shkateroni kombin tuaj ….
Ndaj doja ti beja thirje gazetes Dita, qe te lejohen kritikat por jo te lejohen sharjet ,
dhe absolutisht nuk duhen lejuar sharjet raciste
Gazeta duhet qe ti sherbeje edukimit te njeriut shqiptar, sepse ne kemi shume mangesi dhe kemi nevoje per nje fare edukimi me metodat e jetes moderne ne politken kombetare
çdo fjale apo rrjesht eshte i vertete, dhe kjo eshte tragjedia e dhimbshme shqipetare 23 vjetet e fundit.ku fajin me te madh per kete tragjedi e ka poltika shqipetare e cila me vjedhjet dhe korrupsionin e madh dhe te pa degjuar ndonjehere i detyroi shqipetaret e thjeshte te linin nenat dhe baballaret duke mare rrugen e kurbetit.Ndersa vete keta mafioze u pasuruan ne kurrizin tone pa derdhur as edhe nje pike djerse per ndertimin e shqiperise.
Te kthehemi pse ka ardhur Gramoz Ruçi,Ilir meta me shoke!!!!Mos kujtoni se jemi te çmendur!!!!
Ti Fatos rri atje ku je, bashke me Fitim Meten se po u kethyet ketu lini kryet, Faret do ju qesim, se hudute ju e kishit vesin. A te tjeret te kthehen se Shqiperija shpejt do bahet shume me mire.
Pa emigrantet ky vend do kishte ngordhur
me mire te “kishte ngordhur”. Se ashtu do dilte ne rruge dhe do hante politikanet. Nuk do rrinte ne shpi te kenaqej me nje cope buke qe dergonin femijet emigrant
Keto qe thuhen jane te verteta por keto sot jane pasoje e nje konkurrences se pabarabarte qe egziston ndermjet vendit tone me vendet e tjera .
cfare thua o aleksander. Fol shkoqur ore, cfare konkurence ekziston??? Ajo e Shqiperise se Saliut em Gjermanin?? O zot, mbaja gojen mbyllur atij qe nuk ka asgje per te thene
Te lumte dora o Petrit dibrani!
U rrenqetha kur e lexova
nese dikush do ti merrte keto vargje dhe tu vendoste muzike do ishte nje kenge qe emigrantet do ta kendonin neteve te trishtuara te vetmise. Me ka pelqyer shume, i lutem ndonje kompozitori ta bej nje kenge. Eduard Senja, Patra Greqi
Dakorte o Petrit vellai,duhet te kthehemi,po ku,ne Shqiperi……..po te kthehemi na vete nga shiu te kalojme ne bresher,a e kupton vella se kane ardhur ish sigurimsat,te keqen e talebanve te Salihalese,keto te pakten kane pak burrei,po sigurimsat jane mos o zote,te pa bese,te pa zemer,kriminele,e cfare te theme,une po te shkruaj me zemer te thyer nga kurbeti,kur pashe se kushe u emrua e kushe iu gradua ne pol te shtetit,thashe qenkam i mallkuar…..A mbahet Ilir Mustafarai o lum miku qe ka bere namin ne kohen e xhaxhit si Z/minister,dhe tani prape eshte zv/minister,kujt ti qahemi asnjeri nuk na degjon…….Ore ke frike te kthehesh,se do te na e bejne me keqe se prinderve tane,rezik agjetacionin ta bejne perseri……….
Ata bëjnë biznese
Shesin dhe vatanin
Fakir – fukaraja
Kap azerbajxhanin. Mos ja fut kot o ziliii. Fillon projekti TAP nga Azerbaxhani.
Kujt i hyn në punë
Një qeveri koti
djemtë tanë lule
Veç i ruajtë Zoti. Po i kendon partise si qemoti,pa dolli per te te prishej dasma.
Apel dëshpërimi
Në të katër anët
Kthehuni u bij!
ikën talebanët! Po more po,femijte e tyre keqef ti shikosh,tere kulture . Dhe flamuret e huaj kane ngritur kudo. Prandaj o ziliii shkruaj ndonje gje per vete .
poshte maloket.