Agjencia Kombëtare e Bregdetit po punon që të kthejë ishullin e Sazanit në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në vendin tonë.
Drejtori i saj, Auron Tare e ka nisur punën në këtë ishull me ngritjen e flamurit. Sikurse bën të ditur Tare, nga dita e sotme Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të jetë në Sazan për të udhëhequr një projekt ambicioz në kthimin e ishullit të braktisur në një zonë të rëndësishme të turizmit rajonal.
Për këtë, ai falenderon për bashkëpunimin e ngushtë “Conservatuar de Littoral”, agjencia partnere franceze në këtë projekt.
Sazani është një nga zonat më magjike të Shqipërisë, me një histori të lashtë që zë fill nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt jonianë të Greqisë u pushtua nga Anglia. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.
Një pjesë relikesh nënujore si, amfora e objekte të tjera, janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik dhe atë arkeologjik në Durrës.
Sazani është një perlë turistike e pa shfrytëzuar deri më sot. Ishulli ka një gjeografi të përsosur për të zhvilluar turizmin detar, atë të aventurës, të historisë dhe të peshkimit.
Në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë Franceze të Bregdetit “Konservatori Littoral” specialistë nga AKB, po qëndrojnë në Ishullin e Sazanit për të vënë në jetë planin e veprimit të fillimit të projektit “ Sazani”. Ky projekt synon ta kthejë ishullin e Sazanit në një atraksion turistik të klasit të parë duke respektuar në mënyrë korrekte ekosistemin dhe historinë e ishullit.
Te ishte bere prej kohesh. Shpresoj te shkoj ta vizitoj nje here me nje mikun tim qe ka qene prej 15 vitesh, me sherbim atje dhe komandant per shume koh….
Eh…asokohe mateshim me Floten e Gjashte NE…
Tani e kemi Luften me Corruption!
Pse s’na e the o Tare: me ty ishte Tan Shkreli dhe Lady Shamku?! Edhe femije e tyre, per te ngritur Fjamurin erdhen?!
Nuk ka pasur Flamur ne Ishull, fare, apo aty ku xbritet ju, dhe meqe e kishit ne vete, trembet Shqiponjen dhe ajo doli nga guvat e Shpelles se Pirateve te Rilindjes?!
I gjori popull, thuaj!
Filluan dhe ketu pronaret e rinj.
Moooooos Tare, ky gomar i hershem i pseudokultures shqipetare…Eshte interesuar ndonjehere ky tutkun qe Sazani nuk mund te kete Turizem Soustainable(term intelektual), sepse nuk ka uje e nuk ka mundesi per hale..
Sazani duhet lene per brezat e ardhshem park natyror po kujt i flasim keta jane njeri me qelbesire se tjetri…
..do desheroja te mos prekej bukuria natyrore!
Gjuha shqipe shyqyr ka shume fjale dhe kuptime,po kete fjalen TURIZEM NE SAZAN se kuptoj??
Se Turizem me sa na thuhet dhe tregohet i thine ndonje vendi,ku ka Argetim dhe njerezit shkojne per te pushuar dhe jo si Robison Cruso per te MBIJETUAR!!!
Aty ku ka bare,restorante,cafe,lojera,..etj ky eshte turizem apo jo,se ne sazan pervec FISIT TARE,qe na Pretendon qe eshte dhe MASON,cfare do gjesh??
Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene,ne nje tufe Skizofrenesh dhe Idiotesh.