Kohët e fundit dëgjojmë shpesh se pozita, megjithëse ka vrarë njerëz në shesh dhe ka vjedhur sa po pëlcet nga krimi, do na i fitoka zgjedhjet prapë. Se ku e bazojnë mendimin e tyre këta njerëz unë nuk e di. Këtë nuk e thonë por thonë vetëm që do fitojnë. Nejse, kjo është një mjegull që shpejt do fashitet. Por doja të thosha diçka për atë firmën lobuese që po përflitet ditët e fundit. Në një shkrim tuajin thuhej se kjo firmë kundrejt shpërblimit na dhënka formula dhe zgjedhjet u fitokan kur realisht nuk janë fituar. Pra duke përdorur këto formula mashtruese, ia dalka mbanë. Kjo është absurde. Megjithëse demokracia ka shumë hapësira, kjo nuk do të thotë të prekësh parimin kryesor të saj që është: vota e lirë dhe nxjerrja e saktë e rezultatit të tyre. Nuk e di, por do isha shumë kurioz të dija si e mendojnë këtë gjë ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët japin përditë receta për demokracinë.
SMS në DITA në 0689073730