Ndërsa ka zbardhur për një javë mekanizmin e vjedhjes së miliardave nga magazinat e stokut në xhepat e Bitrajt, e po ashtu dhe shkeljet e kolegëve të tij te punës, për Prokurorinë mbetet mister destinacioni i parave.
Në dëshmitë e tij të para Ardian Bitraj ka pretenduar se i ka lënë paratë në lojërat e fatit. Madje, ai është shprehur se gjatë Botërorit ka humbur një milion dollarë në një bast.
Duke pasur dyshime të forta rreth këtij fakti, hetuesit i kanë kërkuar konfirmime zyrtare agjencisë që mbikëqyr lojërat e fatit, Drejtorisë së Pastrimit të Parave, të gjitha bankave të nivelit të dytë si dhe zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në disa qytete.
Duket se veç bixhozit që ai luante, milionat i ka kaluar milionat në prona të patundshme në emër të familjarëve si dhe në llogari bankare.
Siç raporton Vizion Plus, një pjesë e institucioneve kanë kthyer përgjigje, nga te cilat nuk rezulton që Bitraj të ketë lënë sasi të mëdha lekësh në lojërat e fatit.
Por me një llogari të thjeshtë, 713 milionë lekët e vjedhura në katër vjet, sikur të jenë shpenzuar në mënyrë të barabartë, do të nxirrnin një shumë prej afro 5 mijë dollarësh të harxhuara çdo ditë.
Në një rast të tillë, a nuk do të kishte ngjallur dyshime një lojtar si ky, se ku i gjente gjithë ato para, aq më tepër nëse në lagjen ku luante njihej si punonjës banke.
Ndërsa hetimet vijojnë në shkallë të gjerë, një kompani tregtare me një kapital prej 335 milionë lekë të vjetra rezulton në pronësinë e kunatit të Ardian Bitrajt. Në bazë të një përgjigjeje nga QKR, Kujtim Bejtaj kunati i Ardian Bitraj, njëherësh dhe babai i të arrestuarit Klevis Bejtaj, rezulton pronar i një kompanie tregtare.
Te ishin prokuroret e xhaxhit per 24 ore ja nxirrnin milionat!
Z.Ben .Ke plotesisht te drejte , prokuroret e me parshem u eleminuan qellimisht nga klikae ndyre sali-xhozi per te arritur ketu ku jemi..Ku eshte z.Zamir Shtylla , nje nder prokuroret e shkelqyer qe u spostua ne emer te anti komunizmit, etj ????
Kerkoni gjurmet kerkoni se ujqerit jane sheshit.
Perralla.Kur thone nga hetimet ……………………..
Ja cfare gjene ne faqen zyrtare te QKR-se:
“Ekstrakt historik i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar” Eurostar
19/07/2005 Numri i Vendimit:4719/2, Gjykata:Tirane
U vendos depozitimi i vendimit te ortakut te vetem te shoqerise ”EUROSTAR”shpk date 19.07.2005 ku eshte vendosur:Miratimi i raportit te ekspertit kontabel per zmadhimin e kapitalit te shoqerise nepermjet perfshirje se rezervave dhe fitimeve te akumuluara ne masen 28,977,254 leke i cili pas zmadhimit behet ne masen 33,477,254 leke.
PRA QE NE 2005 ME VENDIM GJYKATE KAPITALI I SHOQERISE KA QENE 33,477,254 leke.
NUK KA NGONJE VLERE RRITJA NE 2013 NE 35.000.000 LEKE
Edhe OPGJ-te dhe Prokuroret >>>>>>