Dërguar me email
në [email protected]Pashë disa foto që tregonin njerëz që bënin seks në publik. Bie era liri, sigurisht, por asesi moral. Njeriu e përfton një kuptim dinjitoz mbi vehten, bazuar në ca kufij, ca caqe që nuk duhen kaluar, të thëna e të ndjera, të urdhëruara e të nënkuptuara. Më shumë se nga ajo që bën, ai merr një vlerë të veçantë si qenie nga ajo që nuk bën. Por dhe në këtë rast, duhet të jenë jo të pakët ithtarët e lirisë që, siç në raste të tjera me seks të alternativës ekstreme, e gjejnë mu atu, pikërisht tek liria të ashtëquajturën “barkë shpëtimi”, për t`i nxjerrë të palagur prej ujrave të turbullta të absurdit. Dhe ja si vjen puna, ku në emër të lirisë përligjet gjthçka, nga ato që nuk hanë asnjë lloj diskutimi që veç në dëm të njeriut janë. Dhe kjo është koha kur liria çmonton moralin, që, së këndejmi, e humb vlerën e vet si përmasë e dobishme për njeriun.