I nderuar lexues!
Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 (foto) ku u caktua kufiri i Shqipërisë, vija ndarëse takoi në Malësinë e Gjakovës.
Pjesa më e madhe e saj mbeti brenda kufinjve të Shqipërisë së pavarur, por pjesa tjetër e Malësisë vazhdon jashte kufirit aktual shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut.
Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqes, Gashit dhe Bytyçit.
Malësia e Gjakovës shtrihet në lindje të Alpeve Shqiptare. Në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë kjo trevë i takon rrethit të Tropojës.
Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rëndësishmi është lumi i Valbonës.
Në veriperëndim të saj mbizotëron relievi kryesisht kodrinor, relievi malor, gropat e fundosura, nga të cilat më e madhja është ajo e Tropojës.
Vendbanimi më i madh i sotëm është qyteti i Bajram Currit.
na kan dash shume keta amnasadoret ne gjithmone, nuk kemi c themi