Sekuestrohet një tjetër sasi e madhe lëndësh narkotike në kufirin shqiptaro-grek. Rreth 500 kg marijuanë janë kapur në një operacion në Igumenicë, ndërsa 4 persona janë vënë në pranga.
Operacioni ka nisur që prej kanalit të Korfuzit, ku ishte pikasur një mjet lundrues, që dyshohej se transportonte drogën. Motoskafi është ndjekur deri në zonën bregdetare të njohur si Valto, ku është tentuar të shkarkohen 19 çanta me lëndë narkotike. Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe dy grekë.