Një sasi prej 180 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë u kap dje në një automjet në kufirin shqiptaro-grek. Policia bën të ditur se droga u gjet rreth orës 06:30 të mëngjesit në një furgon në Igumenicë. Marijuana ishte sistemuar në 7 çanta në një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar me destinacion Athinën. Personi që drejtonte automjetin është larguar dhe ka mundur t’i shpëtojë policisë. Në mjet janë gjetur gjithashtu dhe 4500 euro. Droga dyshohet se ka hyrë nga rrethi i Sarandës.