Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kufoma e Lushnjës pa kokë, policia kërkon ndihmë për identifikimin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Kufoma e Lushnjës pa kokë, policia kërkon ndihmë për identifikimin
KronikeLajm i fundit cicerr

Kufoma e Lushnjës pa kokë, policia kërkon ndihmë për identifikimin

anazapta
Published April 2, 2014
Share
SHARE

Një kufomë mashkulli që u gjet në autostradën Lushnjë-Fier në fundjavë, rezulton të jetë pa kokë dhe gjymtyrë sipas ekspertëve mjeko-ligjorë. Në trup u konstatuan shenja të rrotave të makinës që flasin për një aksident, por rrethanat e këputjes së gjymtyrëve mbeten ende të pashpjegueshme. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore u bëri apel familjarëve që kanë njerëz të humbur, që të interesohen për identifikimin e saj. Mësohet nga burime policore se përveç kokës, trupit i mungojnë edhe gjymtyrë të tjera si këmba e majtë dhe një dorë. Kjo ka vështirësuar identifikimin e personit të gjetur në Savër ditën e 28 marsit. Nga këqyrja rezulton se është i seksit mashkull, nuk dihet mosha e saktë, por është i gjatë 170 cm. Në trup ka pasur të veshur dy xhupa, tre palë pantallona dhe disa bluza të shkurtra, ndërsa në xhep i është gjetur një lugë alumini dhe një brisk. Policia dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për ndonjë endacak apo të sëmurë. Kurse trupi ka qenë pjesërisht edhe i dekompozuar, ndaj ekspertët mendojnë se aksidenti mund të ketë ndodhur të paktën dy muaj më parë. Këputja e gjymtyrëve mund të ketë ardhur edhe për shkak të dëmtimit nga kafshët e egra. Kufoma u dërgua në Morgun e Tiranës edhe për të kryer ADN.

 

 

anazapta April 2, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Pëllumb zaimi says:
    April 2, 2014 at 4:42 pm

    Jo,jo? Janë hakmarre brutalisht dhe aq e madhe ka qënë urrejtja saqë kufomës i kanë kaluar përsipër edhe me makinë!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?