Nga Fatmir Xhafaj*
Ka sot një shqetësim real. Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të bindur se vetingu tashmë është një realitet dhe filtrat e vendosura i nxjerrin ata jashtë sistemit si të korruptuar, janë duke bërë atë që kanë bërë përher me vendimarrjet e tyre, por tashmë pa asnjë limit.
Disa vendime janë me pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë publike. Në rrethana të tilla cdo ndërhyrje për ta parandaluar e ndëshkuar këtë gjë është pozitive.
Nisma e nënshkruar nga kolegët deputetë synon të amendoj një ndër ligjet kyc të reformës në drejtësi. Qëllimi për të cilën u nis ishte një gjë pozitive. Synonte ndër të tjera të zgjidhte një ngërc të krijuar nga mungesa e ILD në stukturën e institucioneve të reformës në drejtësi. U deshën 4 – 5 muaj nga hapja e këtij debati për të ardhur deri këtu. Sot kemi një situatë të re. ILD ka nisur nga puna.
Amendamenti që pritet të miratohet i jep ILD një instrument më të qartë dhe më efektiv. Shpresoj që ILD por dhe KLGJ e KLP të mund të reagojnë në kohë dhe në mënyrë eficente ndaj dukurive të tilla negative.
Vendimmarrje të tilla korruptive kemi pasur në vite. Kjo ishte një ndër arsyet thelbësore përse reforma në drejtësi ishte kaq e thellë, në zgjidhje institucionale, strukturore, por edhe në burime njerëzore përmes procesit të vetingut. Koha na dha të drejtë. Rezultatet e vetingut për një pjesë të mirë të atyre që janë larguar provojnë qartazi korrupsionin e jashtëzakonshëm brenda sistemit. Janë pikërisht individë të tillë që aktualisht kanë krijuar një situatë të tillë vendimmarrjesh jo thjesht korruptive, por edhe haptas në kundërshtim me ligjin.
Besoj se qëllimi i një pjese prej tyre është edhe hakmarrje me reformën për të cënuar sadopak imazhin e saj të qytetarët, shpresën e tyre te drejtësia e re. Kjo edhe sepse qytetarët e thjeshtë jo gjithmonë arrijnë ta ndajnë veprimin e një gjyqtari të caktuar, pjesë e sistemit të vjetër, në raport me pritshmërinë që ata kanë pasur dhe kanë për reformën e re në drejtësi.
Natyrisht këtë situatë e favorizon në një farë mase edhe procesi tranzitor i gjatë në formatimin e institucioneve të reja të sistemit si edhe mungesa e një programimi të mirë të procesit të vetingut. E mbështet edhe klima e krijuar nga kundërshtarët e reformës që po përpiqen me cdo mënyrë ta delegjitimojnë procesin e reformës, ta paraqesin atë si të dështuar për tju dhënë shpresë dhe krah pikërisht individëve të tillë.
Mendoj se fenomene te tilla janë rrjedhoj e reagimit të botës së krimit të cilët po synojnë ta shfrytëzojnë këtë moment dhe përmes presionit, dhunës apo korruptimit të disa prokurorëve e gjyqtarëve të blejnë lirinë e tyre.
Çështja shtrohet a e zgjidh kjo nismë shqetësimin tonë në të gjitha përmasat ? A është kjo qasja e duhur dhe eficente ? A ka dicka tjetër që duhet bërë më mirë për të adresuar fenomenin sot, por edhe për të mos krijuar ndërhyrje apo precedentë që mund të rihapin probleme të reja.
Së pari sot kemi një realitet të ri me reformën në drejtësi që na imponon edhe një qasje të re, komunikim e marrëdhënie të re me sistemin. Procesi i vetingut dëshmoj se brenda rradhëve të sistemit kemi shumë gjyqtarë e prokurorë me integritet dhe të vendosur për të zbatuar ligjin.
Se është gjyqtare Enkelejda Hoxha në Krujë, por po në Krujë është edhe gjyqtarja Kolgjokaj që nuk pranoj ti nënshtrohet krimit dhe korrupsionit. Ashtu si gjyqtarja në Fier, ajo në Mat apo ajo në Tiranë që nuk lejoj vendimin e pushimit të prokurorit të Tiranës lidhur me dhunën e ushtruar ndaj familjes së gjyqtares së Krimeve të Rënda.
Ndaj krahas qëndrimit kritik duhet të jemi të drejtë, motivues dhe mbështetës edhe me personat me integritet në sistem dhe kryesorja në kufijtë e pushteteve respektive. Janë të shëndetshme debatet në publik për cështje të tilla, por në respekt të ndarjes së pushteteve, në respekt të institucioneve të reja të sistemit dhe pavarësisë së tyre.
Nga ana tjetër kërkohet edhe më shumë koordinim e bashkëpunim me to përmes standarteve e zgjidhjeve kushtetuese, ligjore dhe institucionale.
Së dyti duhet të pranojmë se fenomeni nuk është i ri dhe i panjohur për shoqërinë tonë. Në 30 vjet korrupsioni e ka kalcifikuar në mentalitetin e një pjese të njerëzve në politikë, në qeverisje, në administratë dhe padyshim në sistemin e drejtësisë.
Sot një pjesë e të rinjve nuk mendojnë se si të bëhen profesionistë të mirë, por se si të bëhen pjesë e politikës, administratës e gjyqsorit me qëllimin për të përfituar, me mentalitetin se atje Ke Cfarë të Kapësh. Ky është një problem i rëndë i shoqërisë sonë dhe i të ardhmes së saj.
Ka vetëm një rrugë për ta adresuar, zbatimi i reformës në drejtësi e cila ka në fokus të saj, goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Jemi realisht në një moment delikat të reformës. Zbatimi i saj ka hyrë në një pikë kritike. Kërkohet një analizë e kujdesshme për të kuptuar problematikat e vrejtura dhe mënyrën se mund ti adresojmë ato dhe vecanërisht : rritjen e ritmit të procesit të vetingut dhe një prioritizim më të mirë të cështjeve në shqyrtim, nevojën për një rol më proaktiv të dy këshillave, funksionimin e shpejtë të ILD, një përshpejtim të procesit të funksionimit të GjL dhe GjK, rolin e shkollës së magjistraturës në plotësimin e boshllëkut të madh të krijuar në system etj.
Ne jemi maxhoranca që e udhëhoqëm hartimin e reformës në drejtësi. Kemi përgjegjësinë historike për zbatimin e drejtë të saj.
Kuvendi duhet të marri përgjegjësitë dhe të tregoj më shumë proaktivitet në këtë mision të rëndësishëm dhe aq të mirëpritur nga qytetarët. Sot jemi të vonuar nesër mund të jetë shumë vonë.
Së treti dëshiroj të nënvizoj një cështje të rëndësishme në vlerësimin tim. Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse sic dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu sic nuk ka edhe një ligj cudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre.
Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim.
Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucioneve ligjzbatuese, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar.
Ndaj e shoh një gjë shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere (OPDAT dhe EURALIUS) është duke u bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse.
Sepse ndryshe ne mund të synojmë tju vëmë vetulla mekanizmave të caktuar apo institucioneve të sapo ngritura, por mund t’i prishim sytë reformës në drejtësi cka do të ishte me pasoja afatgjata.
Së katërti dua të nënvizoj një fakt tjetër. Sot kemi efektive dy këshillat e reja të qeverisjes së sistemit, KLGJ dhe KLP. Ato kanë bërë një punë të mirë, të lavdërueshme përgjithësisht duke mbajtur në konsideratë edhe kohën e shkurtër të funksionimit të tyre. Përtej kësaj, në vlerësimin tim ato ende nuk janë në rolin dhe përgjegjësinë e tyre. Në disa aspekte edhe jo eficente.
Këshillat nuk janë dy organe burokratike, për të cilat disa në qeveri dhe këtu në kuvend duhet të kujdesen për t’ju bërë favoret e rradhës ligjeslative apo buxhetore. Këshillat janë qeverisja e sistemit dhe duhet të sillen si të tilla me shumë përgjegjshmëri dhe transparencë në raport me vet sistemin dhe vecanërisht me qytetarët e këtij vendi.
Personalisht kam vlerësime maksimale për përbërjen që ka KLGJ, por dhe KLP, në rradhët e të cilave ka anëtarë me shumë integritet dhe me përkushtim për përgjegjësinë e madhe që kanë marrë. Përtej kësaj në vlerësimin tim le për të dëshiruar qasja e disa anëtarëve që vijnë nga radhët e botës akademike, shoqëria civile dhe avokatia. Mendoj se disa prej tyre nuk kanë një kuptim të drejtë mbi rolin e tyre në këto struktura, frymën e re që do duhej të përconin në funksionimin e tyre për ta bërë veprimin e këshillave shumë më transparent dhe shumë më të përgjegjshëm përball opinionit publik.
Së pesti, ka një fakt të prekshëm. Aktualisht kemi rreth 130 gjyqtarë e prokurorë të larguar ose të dorëhequr nga sistemi. Natyrisht nuk janë të njëjta shkaqet ku është bazuar shkarkimi, shkeljet e konstatuara. Një pjesë e tyre janë shkarkuar për afera të rënda korruptive, për pasuri të jashtëzakonshme abuzive produkt i vendimmarrjeve korruptive. A duhet mjaftuar vetëm me largimin e këtyre personave nga sistemi ?
Një nga cështjet që duhet trajtuar shumë seriozisht është pikërisht fakti që këta persona do duhet të hetohen për pasuritë e tyre dhe për vendimmarrjet korruptive. Natyrisht kjo nuk bëhet me retorike politike, por me veprime konkrete ligjore e institucionale. Nëse ka nevojë për ndërhyrje legjislative le ti bëjmë, por nuk mund të heshtim para kësaj situate.
Natyrisht nuk është një gjë e lehtë. Shumica e tyre në vite kanë qënë e janë ende persona të lidhur fort me politikën ose me grupet që ndikojnë vendimmarrjen e saj. Nuk është rastësi fakti që disa nga gjyqtarët e prokurorët e ndëshkuar më rëndë nga vetingu janë individë të njohur për lidhjet e forta politike dhe janë ndër ata që kanë devijuar apo mbyllur pa hetuar e gjykuar cështje të mëdha në këtë vend në interes të politikës dhe grupeve të strukturuara kriminale.
Fatkeqësisht është një fenomen që po e shohim ende në sistem dhe kryesisht në prokurori. Lojëra politike dhe korruptive me çështjet në hetim dhe gjykim. Një pjesë janë çështje shumë të nxehta, me impakt të madh publik. Shpresoj shumë që institucionet e reja të sistemit, ILD, Prokurori i Përgjithshëm dhe vet KLGJ e KLP ti evidentojnë dhe të reagojnë ndaj këtyre akteve që cënojnë rëndë figurën e magjistratit, por vecanërisht besimin e publikut te drejtësia.
Është momenti të distancohemi fort nga praktika të tilla dhe nga këta individë. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirëpritur nga qytetarët, me efekt të drejtëpërdrejtë parandalues për fenomene të tilla brenda sistemit, por edhe një shprehje e vullnetit se ne e kemi seriozisht zbatimin e reformës në drejtësi, se jemi të vendosur realisht të ndërtojmë drejtësinë e re, drejtësi të barabartë për të gjithë.
****
Fjala në Kuvend seancën e së mërkurës, ku deputeti ka shfaqur nota kritike ndaj mazhorancës teksa u shpreh se duhet patur kujdes me ndërhyrjet që po bëhen në ligjet e reformës
Analiz korrekte ! Tani rruga eshte e hapur ! FaL Daj Samit dhe niemeckeve ! Akulli do cahet shume shpejt ! Shqiptaret i bejne punet e mira kur kane nje njeri mbi krye ! Dhe njeriun mbi krye tani eshte Daj Sami dhe Merkeli !
Ti heqim kapen ketyre ! Shqiperia ka kapacitete por e ka zene ne fyt POLITIKA llumi dhe balta lluca qe eshte trashur shume dhe nuk ka lene frymarje dhe zhvillimin e shqiptareve !
Shikoni programet televizive publike dhe private .. japin vetem lame politike, novela turke,…..
Osmanllinj te vertete ! otoman, sultan imam bajaldi ..e kane ber Shqiperine !
Minare xhamish …. ja moren frymen Shqiperise dhe kultures sone europiane !
Mire more z i nderuar Xhafaj ,keni me se te drejte ,por si nuk e ngriti as edhe nje nga ju zerin qofte nga PS apo PD apo LSI qe shkelet kushtetuta neni 181 i saj , posacerisht per pronat ,nga te gjithe ju te papergjegjeshmit katovicare ,dobica te Ramiz Alise .A e dini sa dosje jane kondra shtetit shqiptar ne gjykaten e Strasborgut ,per ceshtjen e pronave ?.A e dini qe jane pa dale qindra e mijera vendime ne gjykate te nderuar ,palere sa te tjere pronare me te drejten e tyre mezi po presin te shkojne ne Strasbourg . ? Kush e mban pergjegjesine neser te falimentimit total te shtetit shqiptar ?Pse ne kokpalaret qe nuk e kemi shkelur ligjim ,skemi vjedhur as edhe nje milimeter 2 troje do pagojme me taksat tona ,neser kur te hapi rubinetin Strasbourgu ? A e dini zoti i nderuar Xhafa se ne 5 maj te 19 e dorezoi postin e gjeneral Direktorit gjygjtari talian Guido dhe kete vend e mori gjygjtari grek Alexander ? Ku ju con mushka .Eshte vertete kembane alarmi .Po shkateroni komplet ekzistencen e shtetit shqiptar ? Kush e mban pergjegjesine ,per kete problem gjygjtaret e koruptuar ,apo politikanet hajdute neokomuniste te rinj ,z.i nderuar Xhafaj.
Po te jesh burre dhe jo hipokrit , na u pergjegj .
I nderuar @Adih! Mos prit përgjgje për problemin që ngre nga Xhafaj e co. Edhe sikur ai ta marrë mundimin asgjë nuk do të ndryshojë për këtë. Problemi fillon qysh ne ligjin famëkeq antikushtetues 7501, i tillë në kuptim të nenit 41 të Kushtetutës, ku përcaktohet si mund të fitohet një pronë. Në momentin kur në vitin 1998, po hartohej kjo kushtetutë, për t’u hedhur sy pronarëve, gjoja me këmënguljen e Sabri Godos u fut si dispozitë tranzitore neni 181. Dhe kjo jo pa qëllim. Të mashtroheshin pronarët, dhe kur u bë referendumi pas bojkotit të saj nga PD, ky bojkot jo për problemin e pronave, të sigurohej nga socialistët vota e pronarëve për miratimin e saj ne referendum, siç edhe ndodhi. Kushtetuta u miratua, pronarët e votuan, por si gjithmonë dhe si për ironi u mashtruan. Atëhere që hekuri ishte i nxehtë nuk vepruan në bllok. Nuk po e citoj nenin 181, por po them se ky nen është hipokrizia më e madhe e demokomunistëve të tranzicionit shqiptar të pas 1991. Ramiz Alia, në platformln e tij katoviciane të vitit 1989, për ironi ishte më i sinqerti, duke thënë se pronat do t’i trashëgojnë komunistët, pronarëve do t’u japim nga një copë letër në dorë, do t’i drejtojmë gjyqeve të cilat do jenë tonat, nëse do kundërshtojnë do t’i lëndojmë apo do t’u japim ndonjë pasaportë dhe do t’i largojmë nga vendi etj.
Shumë herë kur u ka ngritur ky problem, e kam dhënë të plotë këtë platformë edhe në këtë Forum. Sot i nderuar, për shkak të kohës së gjatë pa zgjidhje, problemi është bërë edhe më i komplikuar. Ndaj mos prit zgjidhje nga ata që nuk kanë dashur zgjidhjen, pra nga ata që përfituan më së shumti nga moszgjidhja. Pronarët, kush ka mundësi, të vazhdojnë proceset gjyqësore edhe në Strasburg. Mos ia qaj hallin shtetit. Nuk ja shtet që falimenton. Ama nëse shteti është ‘hajduti’, le ta kthejë si çdo hajdut gjënë e vjedhur. Në fund të fundit vullneti i popullit është i sanksionuar në Kushtetutë, atë kushtetutë që kur u shkelen interesat e tyre vënë kujën me hipokrizi: “Po shkelet kushtetuta!” Eshtë parim universal që e drejta kushtetuese prevalon para çdo ligji nacional. Prandaj edhe Gjykata e Strasburgut, sipas kësaj fryme i jep vendimet e saj. Kështu që nuk duhet ndalur. Siç e ka thënë qysh herët populli: “Dajaku ka dalë nga xheneti!” . Besoj e kupton kush është dajaku. Mund të shkruaj shumë rreth temës, por nuk është vendi, ndaj duke mirëkuptuar brengën tënde të shprehur shpesh në komentet tuaja, të uroj durim, me shpresë që të bëhet më e mira edhe rreth këtij problemi. Shpresa vdes e fundit, apo jo? Shëndet e të mira.
Per gjyqtaret qe nuk e kaluane Vetingun per shkelje te ligjeve,per pasurite e tyre te pajustifikuara, per veprimtari korruptive etj ,perse nuk filloi hetimi menjehere?Perse parlamenti nuk eshte i shqetesuare per ta?Perse lejohen te perdorin lidhjet e tyre me politiken per te sabotuare ecurine e reformes? Me qe qenka politika burimi i korrupsionit ,perse nuk drejtohen “batreite”tek burimi i korrupsionit?Po paketa ligjore anti KCK(megjithse eshte antukushtetuese) perse nuk I perfshin edhe polikanet e sotem dhe gjyqtaret e sotem,por edhe te djeshem?Ata te djeshmit jane ,ndoshta ,me shume te lidhur me krimin dhe korrupsionin….Demet qe I kane sjelle ata ekonomise dhe politikes Shqiptare jane te pallogariteshme.Zoti Xhafa I di mire keto dhe te tjera.Perse nuk e ngre zerin?Ne qofte se zeri nuk I degjohet …..perse nuk e ngre deri sa te degjoje ….populli?Jo z.Xhafa.Lepuri fle tek sistemi politik me emrin Demokraci Perfaqesuese qe ka filluare pas 1990 per te ruajtur pushtetin e vjeter…Ky sistem politik,i fiksuare mire ne Kushtetuteten e Shqiperise ,e ka bere te trashegueshme sundimin e njerezve te pushtetit te vjeter….Ky sistem e ka perjashtuare popullin nga vendimmarrja ne qeverisjen e vendit dhe nga kontrolli i aeverisjes .Ata (deputetet e tj )qe i quajne petfaqesues te popullit ,jane perfaqesues te kryetareve te pertive politike…thjeshte tundes kokash…Vetem sistemi politik I Demokracise Direkte(qe zbatohet ne SH.B.A.,ne Zvicer dhe ne Itali)I jep mundesi popullit te vendose ,pa ndermjetesine e askujt ,per te drejtat e tij dhe per mardheniet nderkombetare te shtetit….
Bureto ..@……………..
Respekt per cfare idesh mi jepni .Dua te shtoj ,pamvaresisht pelivanlliqeve te ketyre banditeve te keti tranzicioni post komunist ,e paralel quhet anti zhvillim e anti shqiptar ,per ceshtjen e pronave ,dua te ju them se ne vitin 1996 shqiperia u pranua anetare ne gjykaten e Strasbourgut .Sa per sqarim ,nuk ishte deshira e politikaneve te kohes ,por presoni i perendimit i beri ketyre zybereve qorra shejtan budallenjeve tane ,duke i thene ja u nderpresim ndihmat , ne qofte se nuk pranoni te firmosni si anetare te gjyk se Strasbourgut .Ku sot ne mos gaboj Korea e veriut Kuba e ndonje shtet tjeter nuk ka firmosur ..Skishin shanc dhe pranuan ,por gjithmone duke menduar se populli i trashe shqiptar ,nuk do i mari vesh keto pislleqet tona ,por doli e kunderta .E kam thene ,ai qe kerkon me te drejte ,trojet e veta te shkoje e te paditi shtetin komunist anti prone ne Strasbourg .E kam thene per te zgjuarit pronare shqipetare i erdhi liria ,qe ne vitin 1996 . Sinqerisht viti 1996 rrexoi komunizmin ne shqiperi perfundimisht ,e kjo eshte per ata qe kane nerva ,kane sy e kane veshe ,e mbi te gjitha eshte kembengulja qe te jep force karakteri personal dhe ideali i gjith secilit individ..Per kurjozitet ,dhe do habiteni me te thenat e mija ,si me poshte ,e konkretisht :
Jam nenshtetas i huaj ne nje shtet me shume dinjitet e na mbron ky shtet ne perendim. Jam i arratisur para rrezimit te diktatures Ramiz Alise ..Jam pronare dhe kam hedhur shtetin e dhjere shqiptar ne Strasbourg .Me avokat perendimor perfaqesohem .Kulmi i kulmeve ,e kam filluar kete proces ne fillim i vetem pa av rreth 90 % te punes e kam bere vete .Por ne nje moment mu kerkua nga strasbourgu qe te mirja nje av ,ska rendesi se nga cfare shteti eshte ,por vetem te kete license .Ne momentin qe i dhashe punen ketij av ,ai ju paraqit Strasbourgut .Spiunet shqiptare te emeruar ne kete gjykate pernjeheresh ,i dhane adresen e AV tim perendimor shtetit shqiptar ..A e dini cfare ndodhi ?
Ministria e jashteme shqiptare ,i luteshe me nje shume relativisht te majme ,nepermjet av tim qe une te pranoja per ti mare keto leke (ne te zeze ,kondra ligjit ,e turp e faj )si justifikohen keto shuma nga arka e shtetit shqiptar ,e pa besueshme per mua e tj e tj ,,qe une te terheqja padine kondra shtetit te dhjere shqiptar , por une nuk pranova ne as edhe nje menyre ,dhe kjo eshte karakter ose gjaku blu si i prinderve tane qe i persekutoi diktatura ..Por nje dhembje kam sot ,ne vuajme se njerezit shumica e popullsise ,me keqeardhje eshte e pa ndergjegjesuar dhe nuk eshte kembe ngulese kondra kesaj bande brutale , qe na drejton ,dhe ndoshta ka shume aresye si frika, si mund te shkojne ne ne Strasbourg ,skemi para ,skemi nerva ,ose mungese karakteresh ,ose frikacake te rrahur qe kelysh nga i jati i tyre shpierteror diktatori Enver .Por e kam menduar ,kur te mbaroje gjygji ,pra te dali vendimi ,une do shkruaj ilegal ne kete gazete ,duke renditur te gjithe gjygjtaret shqiptare ne mos gaboj jane 21 gjygjtare (jane shume mbasi me kane bere top fudbolli ne shqiperi ) e deri tek specialistet te licensuar ne keto gjykata te korruptuara .Do shkruaj shumen e parave qe me jane dhene mua ,jashte ligjit , emer e mbiemer adr .Nr faxi Nr Tel e imel adr te av tim perendimor . Te sensibilizoj te gjithe popullin si “levrohen ” parate te taksa paguesave popull komplet te jashte ligjeshme . Kaq kam ne dore te bej ,e kam per detyre dhe do e bej me kenaqesi . Mar mundimin se i drejtohem te gjithe shqiptareve ,qe duan te kerkojne me te drejte pronat e tyre ne Strasbourg ,mos kene frike ,av e paguan Strasbourgu ,pra eshte gratis .
Une per ceshtjen e pronave jam optimist i nderuar Bureto ,e kjo , jo per mua personalisht ,se une do i mar me euro ne dore ,akoma me mire per mua ,por te gjithe pronarete tjere qe shkelen brutalisht nga banda anti shqiptare e anti zhvillim do i marin nje dite ,pamvaresisht formave te ndryshme ..Por me keqeardhje e them ,prap jane miliarda ne euro m qe do pauajne te mjeret popull me taksat e tyre ne shekuj keto miliarda ,niper e deri ster e ster niper e mbesa .Nje gje dihet shteti shqiptar eshte ne humnere te kapitullimit total ,dhe mos e haroje as edhe nje njeri gjykata e strasbourgut ka fuqi me te madhe ,jo e jo si temeti ,por eshte me e rrepte se lufta ,se ne fund te fundit do shpetoje ndonje shqiptar gjalle me ndonje fere nga bombardimet ,kurse strasbourgu ,te heq oskigjenin te gjithe popullit shqiptar 100 % ..Sinqerisht ,si nuk tunden keta neokomuniste e socem nga ky kercenim ,ose nga ky cunam ,dhe i drejtohem ketyre rugaceve budallenj ,hej vdiq babai i juaj shpirteror ENVER dhe eshte komlet tjeter situacinon .
Nderime dhe ju faleminderit per keshillen tuaj Bureto .
@Adih!
Sinqerisht të uroj sukses në betejën tënde në Strasburg. Së pari të fitosh të drejtën, dhe pastaj mos ler kusur për t’i diskredituar gjithë maskarenjtë, ashtu siç edhe shkruan. Do të japësh padyshim një kontribut të madh me të cilin do t’i çelen sado pak sytë edhe naivëve, që presin nga hajdutët dhe të korruptuarit. Pa e ditur realisht problemin tënd, të cilin ti përshkruajte, kur të thashë që të bësh durim dhe të shpresosh, me intuitë diçka nuhata. Kjo duke u nisur nga egzigjenca e vazhdueshme për problemin e pronave shprehur në komentet e tua ndër vite. Edhe njëherë respekte dhe mbi të gjitha të uroj shëndet!