Drejtuesit e institucioneve shtetërore në Kukës nuk paguajnë energjinë elektrike që konsumojnë. Jo vetëm kaq, por një numër i madh i tyre ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes, për mundësinë e shlyerjes së faturave të prapambetura.
Prefekti Safet Gjici, ka paralajmëruar masa te ashpra për këta drejtues. Vizion Plus bën të ditur se në Qarkun e Kukësit janë 25 drejtori rajonale të cilat kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish, në strukturat e tyre. Ndonëse ministritë përkatëse kanë dërguar urdhrat për shlyerjen e faturave të energjisë, si nga drejtuesit ashtu edhe nga punonjësit, një pjesë e tyre ende nuk kanë bërë një hap të tillë.