Një djalë 14-vjeçar humbi jetën sot ndërsa lahej në ujërat e liqenit të Kukësit. Mësohet se E.H., 14 vjeç, nga fshati Breg Lumë në komunën Tërthore në Kukës, kishte hyrë për tu larë në liqen, por për shkak të ngërçit në këmbë, ai ka gjetur vdekjen. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve të zonës, ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës për adoleshentin.