Familjet Isa dhe Mata në Zapod të Kukësit janë në qendër të vëmendjes së opinionit që prej mesditës së djeshme, kur u arrestua 20-vjeçari Begzim Isa, i cili akuzohet për rrëmbimin e një 8-vjeçari, për qëllime trafikimi. Ndërsa nëna dhe vëllai i 20-vjeçarit kanë protestuar sot para policisë, duke ngulur këmbë se arrestimi është i padrejtë, familja e Bleona Matës vazhdon të jetë dyshuese për përfshirjen e tij në zhdukjen e vajzës së vogël pak vite më parë.
Ndërkohë, në polici është shoqëruar edhe kushërira e Bleona Matës, Qamilja. Vajza ka qenë personi i fundit që ka parë Bleonën ditën që u zhduk dhe nëna e Bleonës, Bukuria, ka kërkuar gjithmonë me këmbëngulje hetimin e saj, si personi mbi të cilin binin të gjitha dyshimet. Dyshimet për Qmilen përforcohen edhe nga fakti se ajo është mbesa e Begzim Isës.
“Unë kam tre vite që po e them me zë të lartë se Qamilja e di të vërtetën e vajzës sime dhe ajo ka lidhje në zhdukjen e Bleonës. Qamilja ka pasur lidhje intime me Begzimin. Policia dhe Prokuroria tani kanë në dorë fatin e Bleonës. Ti ballafaqojnë që të dy dhe të tregojnë se kujt ia shitën. Unë besoj se vajza ime është gjallë. Qamilja më ka borxh jetën se ma shkatërroi, thotë nëna e Bleonës.
Një ndër vajzat që kanë qenë me Bleonën ditën që u zhduk është edhe halla e saj. Gjyshi i Bleonës thotë për GSH se nëse vajza e tij ka gisht në zhdukjen e vogëlushes, do ta vrasë atë me dorën e vet. “Qamilja është e mbesë në shtëpinë e Besim Bizgës. Gjithçka mund të ndodhë, por Qamilja mund të ketë rënë pre e ndonjë mashtrimi nga i riu Begzim Isa. Nëse vajza ime ka gisht në zhdukjen e Bleonës dhe ka dijeni, unë me dorën time do t’i jap dhjetë plumba kokës, për tre vitet që ka humbur Bleona”- pohon gjyshi i Bleonës. Sipas policisë tashmë ka të dhëna të sakta për ekzistencën e një rrjeti trafikimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë. Një tjetër fakt që shton dyshimet e përfshirjes së 20-vjeçarit Isa në këtë rrjet është edhe fakti se ai ka studiuar për infermieri në Kosovë.
Rrëmben një fëmijë për ta trafikuar, dyshime se ka gisht në zhdukjen e Bleona Matës
31 mars – Rrëmbimi i një fëmije 8-vjeçar në Zapod të Kukësit hap dyshimet për zhdukjen e Bleona Matës. Familja e 5-vjeçares së zhdukur tri vjet më parë në këtë fshat kanë dyshime se rrëmbyesi i fëmijës 8-vjeçar mund të jetë i përfshirë në zhdukjen e Bleonës. Gjyshi i Bleonës së vogël, Zenel Mata, thotë se Begzim Isa mund të ketë gisht në rrëmbimin e mbesës së tij. Mata e bazon dyshimin e tij në ngjashmërinë fizike që ka 20-vjeçari me një person që është parë në fshat ditën kur u zhduk Bleona.
“Kemi dyshime se mund të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Bleonës. Gruaja ime ka parë një person që i ngjan atij, ditën që humbi Bleona”, thotë Zenel Mata.
Bleona Mata u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit. Policia dhe banorët e zonës kërkuan për orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e vogëlushes. Fillimisht dyshimet ranë mbi disa vajza të reja që ishin me Bleonën në momentin e zhdukjes (mes tyre edhe halla e saj), por hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk mundën të provonin asnjëherë se ato kishin dijeni mbi ngjarjen. Gjyshja e Bleonës tha në atë kohë se kishte parë një person që nuk ishte banor i fshatit. Nëna e Bleonës vazhdon kërkimet për të bijën edhe sot, pa i humbur për asnjë moment shpresat se do ta gjejë një ditë.
Kukës, një 20-vjeçar rrëmben një fëmijë për qëllime trafikimi
Fshati Zapod në Kukës rikthehet sërish në qendër të vëmendjes për një rast trafikimi fëmijësh. Një 209-vjeçar ka rrëmbyer një fëmijë 8 vjeç, me qëllim trafikimin e tij jashtë Shqipërisë. Begzim Isa ka gënjyer fëmijën me iniciale A.F në qendër të fshatit dhe më pas e ka rrëmbyer për ta nxjerrë jashtë kufijve në këmbim të parave. Të alarmuar nga zhdukja e fëmijës, prindërit kanë denoncuar ngjarjen te policia, e cila ka nisur menjëherë kërkimet. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se fëmija në momentin e gjetjes nga uniformat blu ka paraqitur shumë probleme psikologjike, duke deklaruar se rrëmbyesi e ka kërcënuar atë me pistoletë. Rrëmbyesi është vënë në pranga, ndërsa fëmija po ndiqet nga një psikolog, për të kaluar traumën e rrëmbimit.
Dihet, se krimineli kthehet nje dite ne skenen e krimit.
Djali eshte 19 vjec tani. Para tre vjetesh ka qene 16 vjec. Jeni duke thene qe nje 16 vjecar eshte pjese e trafikimit te femijeve? Po mire more njerez si guxoni e i provokoni njerezit ne kete fare feje ? Policia e Mulit dhe Prokuroria e Dhalles. 😛