Një zjarr i fuqishëm shkrumboi një shtëpi të sapondërtuar në fshatin Lusen të Kukësit.
Brenda pak minutave, çdo gjë është djegur, por për fat nuk pati viktima në familjen Lashi, e cila u dëmtua rëndë ekonomikisht dhe mbeti në qiell të hapur. Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit, por banorët pretendojnë se gjithçka mund të ketë nisur pas një luhatjeje të energjisë elektrike në rrjetin e amortizuar që më tej ka djegur gjithçka brenda.